Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Basha e sulmoi, ish-gardisti i 21 Janarit i përgjigjet: Nuk zbatova urdhrat që vinin nga ju

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha e sulmoi, ish-gardisti i 21 Janarit i përgjigjet: Nuk zbatova urdhrat që vinin nga ju

Ish gardisti i 21-janarit, Agron Malaj, kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Matit ka reaguar në lidhje me akuzat lëshuar në drejtim të tij nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Disa ditë më parë, Basha tha se Malaj duhet të ishte pas hekurave, pasi sipas tij është i përfshirë në dosje “184” të Dibrës.

Ndërkohë, Malaj i përgjigjet duke thënë se ai ka refuzuar urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit më 21 janar 2011, urdhra këto që vinin nga qeveria e asaj kohe.

“Ju më akuzoni se guxova të mos respektoj urdhërat tuaj. Nuk ka mëkat të bësh detyrën e një komandant seksioni të njësisë speciale, por unë me atë detyrë nuk abuzova kurrë. Nuk qëllova kurrë mbi protestuesit, as unë dhe asnjë nga ata nën drejtimin tim. Ndaj ti më sulmon.

Kjo është e provuar ligjërisht nga drejtësia shqiptare, e cila brenda 48 orëve vendosi ndaj meje pushimin e cështjes sepse nuk kishte asnjë element të veprës penale”, shkruan Malaj.

Postimi i plotë:

Lulzim !
Prej kohësh unë, familja ime e Partia Socialiste jemi kryefjalë e sulmeve, shpifjeve e sajesave Tuaja.
Kam vendosur të të përgjigjem publikisht sepse këtë ma kërkojnë edhe matjanët e mi.

Me 21 janar 2011 unë nuk kam zbatuar urdhërat që vinin nga Ju dhe më lart për të qëlluar mbi qytetarët. Ju më akuzoni se guxova të mos respektoj urdhërat tuaj. Nuk ka mëkat të bësh detyrën e një komandant seksioni të njësisë speciale, por unë me atë detyrë nuk abuzova kurrë. Nuk qëllova kurrë mbi protestuesit, as unë dhe asnjë nga ata nën drejtimin tim. Ndaj ti më sulmon.

Kjo është e provuar ligjërisht nga drejtësia shqiptare, e cila brenda 48 orëve vendosi ndaj meje pushimin e cështjes sepse nuk kishte asnjë element të veprës penale.

Lulzim, njësoj si në 2011 kur nuk i kursyet shpifjet për të devijuar hetimet e 21 janarit nga përgjegjësit e vërtetë, një ndër të cilit jeni dhe Ju, njësoj shpifni edhe sot ndaj meje.

Ju ishit ministër i Brendshëm asokohe dhe i dini mjaft mirë fajtorët, i dini mjaft mirë kush i zbatoi urdhërat për të qëlluar mbi protestuesit.
Unë Lulzim, nuk kam abuzuar kurrë. Si atëherë në Gardën e Republikës, si në drejtorinë e OSHEE-së si drejtues i PS-së Mat dhe sot që kam privilegjin tu kërkoj besimin për tu shërbyer matjanëve.

Ju akuzoheni se keni vjedhur 230 milion euro në Rrugën e Kombit. Ndërsa unë çdo gjë e kam ngritur me mund e djersë, me punë të ndershme. Kam drejtuar për pesë vjet OSHEE Rajoni Burrel dhe kam faktuar se si punohet me korrektësi e ndershmëri. Unë nuk kam fjetur gjumë si Ju në Bashkinë e Tiranës. Kam elektrifikuar pas shumë dekadave rrethet Dibër, Mat, Bulqizë, Mirditë e Kurbin.

Për herë të parë pas drejtimit të partisë Tuaj matjanët nuk paguajnë para për vendet e punës, nuk ndëshkohen politikisht, nuk shfrytëzohen për tubime elektorale. Ata që ju yshti te flasin vazhdimisht ndaj personit tim e kanë parë lidhjen time të ngushtë me banorët e Matit.
Nuk jam akuzuar kurrë për trafiqe dhe vrasje.

Unë i jam ndodhur pranë çdo matjani, në gëzime e hidhërime dhe e kam bërë me zemër. Ju më sulmoni mua sepse matjanët ju braktisën dje. Qytetarët e Burrelit nuk iu përgjigjen thirrjes tuaj për protestë në sheshin “Demokracia”, ndaj sollët militantë nga Laçi, Mamurrasi, Thumana, Lezha, Miloti, Bulqizë, e Dibra dhe i mbyllet në një qoshe të Pallatit të Sportit.

Lulzim !

Kam një mesazh për Ju. Moralin, dinjitetin, integritetin tim nuk e përbaltni dot pavarësisht përpjekjeve Tuaja të dështuara njësoj si 8 vjet më parë.

Tags: 21 JanarAgron MalajBashkia Matish-gardistlulzim basha

TË LIDHURA

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dentare, ndërron jetë shtetasi italian në Tiranë, Prokuroria nis hetimet
Aktualitet

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dentare, ndërron jetë shtetasi italian në Tiranë, Prokuroria nis hetimet

11:17 | 24/05/2025
Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror
Aktualitet

Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

11:16 | 24/05/2025
Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë, policia nis hetimet
Aktualitet

Zbulohet serë me kanabis në Thumanë, arrestohet 28-vjeçari në kërkim

10:56 | 24/05/2025
Next Post
Shkëndijë elektrike, shkrumbohet nga flakët banesa në Fier

Shkëndijë elektrike, shkrumbohet nga flakët banesa në Fier

Kokainë e armë në Tiranë/ Arrestohet pronari i një lokali nate, procedohen 8 të tjerë (Video)

Kokainë e armë në Tiranë/ Arrestohet pronari i një lokali nate, procedohen 8 të tjerë (Video)

Dy shqiptarë ngrenë policinë italiane në këmbë, arratisen nga burgu

Dy shqiptarë ngrenë policinë italiane në këmbë, arratisen nga burgu

JU REKOMANDOJMË

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dentare, ndërron jetë shtetasi italian në Tiranë, Prokuroria nis hetimet
Aktualitet

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dentare, ndërron jetë shtetasi italian në Tiranë, Prokuroria nis hetimet

by mirseda
11:17 | 24/05/2025
0

Një shtetas italian, D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, ka ndërruar jetë mëngjesin...

Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

11:16 | 24/05/2025
Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë, policia nis hetimet

Zbulohet serë me kanabis në Thumanë, arrestohet 28-vjeçari në kërkim

10:56 | 24/05/2025
Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier

Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier

10:17 | 24/05/2025
Na ka bekuar Zoti por na mallkoi historia”, Rama

Na ka bekuar Zoti por na mallkoi historia”, Rama

09:47 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com