Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu Carinola të Italisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas mediave italiane, shqiptarët e arratisur identifikohen si: Ervis Markja, 26 vjeç dhe Adriatik Gega, 28 vjeç.
Ervis Markja, i akuzuar për vjedhje, ra në pranga të autoriteteve italiane në janar të vitit 2016 së bashku me dy persona të tjerë, pas një arratisje ku kishin sulmuar një makinë policie.
Ndërsa Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos. Ai akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje banesash.
Sipas mediave vendase, ishte ora 2:45, kur rojet e burgut vunë re mungesën e tyre, ndërsa dyshohet se dy të arratisurit janë larguar në këmbë, por nuk përjashtohet edhe mundësia që mund të jenë mbështetetur tek dikush ose mund të jenë strehuar tek ndonjë i njohur.