E premte, 23 Tetor, 2020
6 C
Tirana

Kokainë e armë në Tiranë/ Arrestohet pronari i një lokali nate, procedohen 8 të tjerë (Video)

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

“Pas 10 ditësh del dhe nuk infekton të tjerët”/Epidemiologu jep lajmin e mirë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një lidhje ‘Skype’ në ‘Wake Up’ në Top Channel, sqaroi udhëzimin më të fundit nga ekspertët e shëndetit, i cili...

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një pronar lokali nate, pasi shpërndante kokainë në lokal për klientët, si ka ndaluar 8 shtetas në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ra shtetasi me iniciale Sh. I., 45 vjeç, banues në Kamëz Tiranë (pronar dhe menaxher i lokalit),  i dënuar më parë për veprën penale të  “Mashtrimit”.  Policia procedoi edhe shtetasin F. G., dhe shtetasen D.K. për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Ndërkohë janë ndaluar edhe 6 persona, të shpallur në kërkim, me iniciale I.M., A S, A.S, R K, Sh.K. dhe A.K.

Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan armë zjarri “Pistoletë” me fishekë, 11 doza Kokainë, një automjet dhe 10 aparate celular.

Njoftimi i plotë:

Kontrolle  të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Në operacion Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ,  “Shqiponjat”, ”Forcat e Operacioneve Speciale në D.V.P Tiranë” dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë .

Gjatë kontrolleve kapet një person që qarkullonte me armë zjarri.

Arrestohet në flagrancë një pronar  i një lokali nate pasi shpërndante kokainë në lokal për klientët, kapen dhe ndalohen 8 shtetas në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohen armë zjarri “Pistoletë” me fishekë, 11 doza Kokainë, një automjet dhe 10 aparate  celular.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të Planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e  personave që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fundjava”.

Si rezultat i operacionit tek Sheshi ‘Nënë Tereza’, nga kontrrolli i ushtruar nga Forcat “Shigjeta”, në një çantë dore brenda në automjet, në pronësi të drejtuesit të automjetit shtetasit A.Z, 26 vjeç, banues në Tiranë,  është gjetur një armë zjarri pistoletë, e markës “Glock”, pa leje.  Në përfundim të veprimeve drejtuesi i automjetit  është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Lexo edhe :   Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti del nga rruga
Lexo edhe :   Si u dyfishua fatura e koncesionit të mbetjeve në Tiranë

-Nga ana e Patrullave të Përgjithshme  dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, është bërë kapja dhe ndalimi i personave :

  1. R., 45 vjeç banues në Tiranë

G.M.,38 vjeç,  banues  në Rrëshen, Mirditë, të shpallur në kërkim për veprat penale ‘’Plagoje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim‘’  dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.05.2019, mbi kopshtin Botanik në Tiranë, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër  dhe më pas kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup, duke e plagosur rëndë shtetasin G. H.

Po në vijim të operacionit në orët e para të mëngjezit, nga kontrolli i kryer në ambientet e lokalit me pronar dhe menaxher shtetasin Sh.I,  Specialistët për Hetimin e Narkotikëve  gjetën në   banak  të fshehura  11 doza të dyshuara me  lëndë narkotike kokainë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy telefona celular dhe një automjet.  Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat  penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”, i  shtetasi :

Sh. I., 45 vjeç, banues në Kamëz Tiranë ,( pronar dhe menaxher i lokalit),  i dënuar më parë për veprën penale të  “Mashtrimit”.  Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë  për veprën penale  “Moskallëzim krimi”,  shtetasi F. G., dhe shtetasja D.K.

Gjithashtu po gjatë kontrolleve  nga Patrullat e Përgjithsme të Komisariateve të Policisë Tiranë u kapën dhe u ndaluan edhe 6 shtetas të tjerë  të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, konkretisht shtetasit:

I.M., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”,

A S, për veprën penale “Dhuna në familje”,

A.S, për veprën penale “Mashtrimi”.

R K, për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”,

Sh.K. për veprën penale “Vjedhja”,

A.K., për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E sekuestruar nga OFL/Gjykata e Posaçme i kthen makinën e blinduar Lul Berishës

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i ka kthyer makinën e blinduar Lulzim Berishës, ish-kreu i bandës së Durrësit. Gjykata e Posaçme...

Diplomohet në moshën 96-vjeçare, historia e italianit Xhuzepe Paterno (VIDEO)

Për shumë njerëz, vitet e pensionit janë të zymta, dhe shërbejnë për t’u përgatitur shpirtërisht për ikjen një ditë nga kjo botë. Por jo...

Rama u thotë ‘PO’ naftëtarëve të Ballshit, por me një kusht

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ditën e sotme për grevën nga naftëtarët e Ballshit. Ai ka kërkuar që të dy palët të ulen...

“Neglizhenca ju kushton jetën!”, Mjekja: Drejtohuni pa vonesë në spital (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar mesazhin e mjekes Silva Bala, e cila iu rikujton qytetarëve se duhet të dëgjojnë këshillat e mjekëve,...

Nuk justifikoi 20 mijë dollarë, Vettingu ‘djeg’ Besim Shabanin

Vettingu ka shkarkuar nga detyra Besim Shabanin, zv/drejtor për Sigurinë Fizike të Personaliteteve të Larta Shtetërore (PLSH). Gjatë seancës në Komisionin e Jashtëm të...