Seanca plenare është zhvilluar në një situatë të tensionuar si brenda edhe jashtë sallës së Kuvendit. Deputetët e opozitës kanë hedhur brenda në sallë tymues, duke krijuar një situatë kaotike. Megjithatë kjo nuk e ka penguar kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi që të vijojë me votimin e projektligjeve. Me 69 vota pro dy kundër dhe dy abstenim, deputetët e mazhorancës votuan Arta Markun në detyrën e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme.
Menjëherë pas mbylljes së seancës, kryedemokrati Basha në një dalje për media është shprehur se protesta do të vijojë jashtë godinës së Kuvendit.
“Ky është reagimi i qytetarëve kur shkelet kushtetua, kur kapet drejtësi, ky është reagimi i qytetarëve ku kriminelët marrin peng prokurorinë për të mbyllur dosje. Opozita ka mbajtur qëndrimin e saj. Opozita do të vijojë këtë rrugë, në krye të qytetarëve për liri dhe demokraci”, tha Basha.