Kryedemokrati, Lulzim Basha tha sonte se ambasadorët dhe misioneve ndihmëse nuk mund të interpretojnë Kushtetutën e Shqipërisë. Në një lidhje telefonike në emisionin “Të Paekspozuarit”. Basha i është kundërpërgjigjur mesazheve të ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin për zgjedhjen e kryeprokurorit. Basha akuzoi drejtpërdrejtë ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj se ka kapur reformën në drejtësi. Basha tha së kjo është skemë e Xhafajt për ta ngatërruar çështjen me shumë institucione për ta vonuar sa më shumë reformën.
“Interpretimi i Kushtetutës nuk është detyrë e ambasadave dhe as e misioneve ndihmëse. Ka një nen në Kushtetutë që thotë se “prokurorin e ri e zgjedh KLP. Kjo ishte një skemë e Fatmir Xhafës për ta ngatërruar çështjen me shumë institucione për ta vonuar sa më shumë reformën dhe për ta kapur atë. Xhafaj u betua se ne i kemi resurset, por sot duket që ka dështuar. Ku është Vetingu? Pse nuk po nis Vetingu? Ne jemi që çështja të zgjidhet përmes Kushtetutës dhe nuk ka arsye që këtë të na e lexojë askush”, tha Basha.
Ndërkohë, Ambasada Amerikane dha këtë mesazh; “Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin”.
Gjithashtu, sot ka reaguar dhe Bashkimit Evropian duke deklaruar se “ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore, siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”.