Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Basha: 90% e studentëve shqiptarë nuk përballojnë dot tarifat e studimeve

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Basha: 90% e studentëve shqiptarë nuk përballojnë dot tarifat e studimeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se 90% e studentëve shqiptarë, vijnë nga familje me të ardhura të ulëta që nuk përballojnë dot tarifat e shumëfishuara të studimeve.

Nga bashkëbisedimi i sotëm me disa të rinj, Basha shprehu keqardhjen se pjesa më e madhe e tyre punojnë në ndërtim, në transport, në bare e restorante, në call center për të mbuluar shpenzimet dhe shpeshherë u duhet t’i ndërpresin studimet.

Lideri i opozitës ripërsëriti premtimin për mbulimin 100% tarifat e studimit për studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë dhe 50% të tarifës për ata nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë.

Për Bashën, më 25 prill shqiptarët duhet ta çlirojnë vendin nga pengmarrja.

Postimi i Bashës në Facebook

90% e studentëve shqiptarë vijnë nga familje me të ardhura të ulëta që nuk përballojnë dot tarifat e shumëfishuara të studimeve. Me disa prej tyre bisedova sot për të dëgjuar historitë personale të përpjekjeve për të përmbyllur me sukses shkollimin në kushtet e pamundësisë ekonomike. Punojnë në ndërtim, në transport, në bare e restorante, në call center për të mbuluar shpenzimet dhe shpeshherë u duhet t’i ndërpresin studimet.

Është e trishtueshme që pagat e profesioneve të tyre të nesërme janë më të ulëta se pagat që ata marrin në punët që bëjnë krahas studimeve.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë të bindur tashmë se ka vetëm një rrugë : të bëhemi të gjithë bashkë e të ndryshojmë Shqipërinë. Më 25 prill ne të gjithë marrim një vendim: të çlirojmë vendin nga pengmarrja dhe ta ndryshojmë.

Shqiptarët nuk mund të mashtrohen më, nuk mund ta pranojnë më skllavërinë e një regjimi të korruptuar që po u merr frymën  Mjaft është mjaft! Është koha për ndryshim.

Instrumenti më i mirë që kemi për të sjellë ndryshimin është politika në shërbim të njerëzve dhe motorri i këtij ndryshimi është rinia. Edi Ramës i intereson që ne ta humbim shpresën tek politika, i intereson propaganda që të gjithë janë njësoj, që ai të vazhdojë t’i përdorë taksat e shqiptarëve dhe pasuritë e këtij vendi për miqtë, klientët dhe qeveritarët e tij.

Beteja e 25 prillit nuk është thjeshtë dhe vetëm betejë midis forcave politike. Është betejë e gjithë shqiptarëve për të larguar njeriun e 8 viteve premtime të pambajtura, dështimeve, papunësisë, krizës ekonomike.

Pas 25 prillit ne do ta ndryshojmë këtë realitet. Ne nuk do të bëjmë mrekulli por nuk do të lëmë të ri apo të re të këtij vendi pa arsimin e lartë, për shkak të pamundësisë financiare.

Ne do të mbulojmë 100% tarifat e studimit për studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë dhe 50% të tarifës për ata nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë. Ne do të mundësojmë 10 mijë praktika pune të paguara për një vit. Ne do të bëjmë gjithçka përmes arsimit profesional, apo bashkëpunimit me sipërmarrës që të rinjtë që nuk kryejnë studimet e larta të marrin një profesion.

Ne do të vendosim taksën e sheshtë 9% dhe do të përmirësojmë klimën e investimeve në mënyrë që Shqipërinë ta shndërrojmë në vendin më tërheqës për investimet e huaja në Ballkan, kjo do të sjellë hapjen e mijëra vendeve të reja pune me paga të larta.

Do të stimulojmë dhe mbështesim sipërmarrjen e të rinjve dhe bizneset që hapin vende pune për të rinjtë. Bashkë do ta ndryshojmë Shqipërinë. Me energjinë dhe vendosmërinë e rinisë shqiptare ne do të sjellim ndryshimin, mundësi dhe shpresë për çdo qytetar shqiptar.

Tags: lulzim bashapunesimstudente

TË LIDHURA

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada
Aktualitet

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

21:47 | 22/10/2025
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024
Ekonomi

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

20:56 | 22/10/2025
Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale
Aktualitet

Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale

20:53 | 22/10/2025
Next Post
Pandemia/ Regjistrohen dy viktima të tjera në Shqipëri

Ulet numri i viktimave por rritet kurba e Covid-19 në vend

Rama, punët e detit dhe “Paja e nënesë”…

Rama, punët e detit dhe “Paja e nënesë”…

Vaksina e Novavax-it futet në fazën e fundit të testimit

Vaksina e Novavax-it futet në fazën e fundit të testimit







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)
Bota

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)

by mirseda
22:17 | 22/10/2025
0

Emmanuel Macron i Francës do të shkojë të enjten në Bruksel për një takim kyç të Këshillit...

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

21:47 | 22/10/2025
Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

21:38 | 22/10/2025
Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

21:36 | 22/10/2025
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

20:56 | 22/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com