E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Vaksina e Novavax-it futet në fazën e fundit të testimit

Kompania amerikane Novavax është futur në fazën e fundit të testimit të një vaksine që lufton COVID-19-n, ndërsa shtetet po përballen me furnizime të pamjaftueshme me ato vaksina që kanë marrë tashmë autorizimin.

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar përdorimin për raste emergjente të dy vaksinave, njëra e prodhuar nga kompanitë Pfizer/BioNTech dhe tjetra nga Moderna, por për disa muaj dozat që do të shpërndahen do të jenë të limituara.

Vaksina kandidate mbi të cilën po punon Novavax është e pesta që arrin në fazën përfundimtare të testimit. Rreth 30,000 vullnetarë janë të nevojshëm për të provuar nëse kjo vaksinë, e një lloji tjetër nga ajo e prodhuar nga kompanitë konkurrente Pfizer e Moderna, funksionon dhe është e sigurt.

Studimi i financuar nga qeveria amerikane, është i hapur për të gjithë personat në moshë të rritur, duke u përqendruar tek të moshuarit me rrezik të lartë si dhe tek vullnetarë që i përkasin komuniteteve afro-amerikane dhe hispanike, të cilët rezultojnë të jenë prekur rëndë nga virusi. Vetëm dy të tretat e vullnetarëve do të marrin vaksinën e vërtetë ndërsa pjesës tjetër do t’u injektohet placebo.

Vaksina e Novavax-it përdor kopje të padëmshme, të rritura në laborator të proteinës që vesh koronavirusin, për të stërvitur trupin që të kuptojë kur shfaqet virusi i vërtetë. Në ndryshim vaksina e Pfizer-it dhe Moderna-s përdorin një teknologji më të re, duke injektuar kodin gjenetik të asaj proteine.

Në SHBA edhe dy kompani të tjera, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca ndodhen në fazën e fundit të testimit të vaksinave të tyre kundër COVID-19-s./VOA/

Lexo edhe :   Rritet numri i të infektuarve me koronavirus, 4 viktima në 24 orë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...