E diel, 17 Janar, 2021
-1 C
Tirana

Rama, punët e detit dhe “Paja e nënesë”…

Nga: Shpëtim Nazarko

Kur Berisha e akuzoi Ramën, se po i shet detnë Greqisë, pa dyshim, ai është brenda stilit të tij të njohur, për të cilin flet dhe vetë ndonjëherë. Unë u flas militantëve të mij dhe jo të tjerëve…

Ai e di mirë, se nuk mund ta akuzosh tjetrin se, me anë të Turqisë prishi marrëveshjen e detit të 2009-ës dhe pak më vonë, të thuash se Rama është në marrëveshje edhe me Greqinë, apo se është agjent i saj. Po të jesh në punët e detit me Turqinë, nuk mund të jesh njëherësh edhe me Greqinë. Kaq është elementare. Natyrisht në punët e shtetit, ku Berisha ka qenë vulëvënës për mjaft kohë, i pari ka informacione që të tjerët nuk i kanë. Në këtë sens, zhurma e tij edhe opozitës që u sul mbas Berishës, është një zhurmë që dëmton vetëm opozitën.

Siç shkruajti shtypi grek, por dhe një nga njerëzit më të vëmendshëm dhe për mua, nga më të mprehtët në punët e detit, Kapiten Mecollari, Greqia i dha mesazh Turqisë. Për shtypin grek, që thotë dhe ai gjysmën e të vërtetës, duke qenë brenda krenarisë kombëtare, mesazhi për Turqinë ishte i qartë. Për Mecollarin, akoma më i qartë. Hajde ta zgjdhim këtë punë në gjykatë, me parimin e 12 miljeve, kudo ku ai zbatohet.

Rama që është në krye të qeverisë dhe përgjegjës për politikën e Jashtme, si dhe Berisha dikur, ka informacione, po të klasit të parë. Mund të hamendësojmmë se, për shkak të relatave të mira me Erdoganin, ka bërë një farë ndërmjetësi mes të dy palëve, Turqisë dhe Greqisë, duke afruar për të dy palët në konflikt, si model sjelljen e tij me Greqinë. Pra, ndarjen e detit nëpërmjet një gjykate ndërkombëtare që do të shohë si zbatohet në praktikë, parimi i 12 miljeve për Shqipërinë dhe për Greqinë dhe pastaj, për Turqinë dhe Greqinë.

Natyrisht që këtu problemi duket i thjeshtë për t’u gjykuar, por ka diçka të rëndë, në të cilën, për mua, qoftë Berisha dje dhe qoftë Rama tani, janë duke gabuar, bile ca më shumë se paraardhësit. Për t’i prirë një analize pak më serioze, më kujtohet një shaka e rëndë që kam bërë dikur me Nanon, kur ishte kryeministër. Duket se ishte fjala për një lloj vote, që Shqipëria kish në dorë, për në sferat e larta të qeverisjes botërore dhe këtë e pretendonin nja katër nga më të mëdhenjtë e saj. Brenda ditës, thonë që gojarisht, Nanua ua premtoi të katërve dhe pastaj, zgjodhi me të tijën, kujt t’ia jepte. Tre të tjerët, natyrisht u zemëruan dhe mbajtën shënim.

Lexo edhe :   Plas e qeshura/ Basha: Mos kaloni degë më degë se ngelni në vend të keq pastaj

Duke komentuar në darkë, në televizion thashë.

Ky më kujton një familje të varfër në Myzeqe, ku nëneja ka shtëpinë bosh, por në cep të saj është “paja” e dikurshme në një sënduk të vogël. Djali i madh, duke parë nga sënduku thotë.

– Nëne, kam vendosur të bëhem garip… Dhe nëneja e varfër, që nuk e di këtë punën e garipit, thotë:- Bëhu të keqen nëneja, se mbase fitojmë ndonjë lekë…

Lexo edhe :   Rigoni dhe samiti i Tiranës

Berisha në stilin e Nanos, në 2009-ën, i ndau palët në “Sikifterë” dhe “Pëllumba”. Vetë bëri pëllumbin, duke nënshkruar marrëveshjen dhe pastaj, ngriti skifterët ta kundërshtonin atë. Natyrisht, kjo ishte punë me zarar. Grekët, nuk e kishin të vështirë ta kuptonin lojën, ashtu si në rastin e Nanos. Shtrënguan dhëmbët pas vendimit të Kushtetueses dhe mbajtën shënim gjestin e bërë.

A po loz dhe Rama, si paraardhësit e tij në qeverisje? Duket më modern dhe me lojë po të tillë, por në thelb, pavarësisht se çfarë arrin, besoj se po si paraardhësit, gabon konceptualisht dhe këtë duhet ta korrigjojë njëherë e mirë, nëse do të hyjë në punët a historinë e shtetit, ashtu siç hyhet.

Shqipëria, ashtu si çdo shtet normal duhet të ketë Institutin e studimeve strategjike, që veç të tjerave, mban atë që përmenda më lart, pra “Pajën e shtëpisë”.

Kjo pajë, nuk shitet dhe nuk blihet dhe inventarin e saj e mbajnë insitutet strategjike. Ata janë të plotfuqishmit absolutë, që mbajnë çelësat e sëndukut. Asnjë kryeministër dhe asnjë kryetar shteti, nuk mund të flasë pa u marrë vesh me ta. Nuk them që Shqipëria të ketë si Gjermania, një lloj komisioni që e quajnë “Guri i varrit”, për shkak se di gjithçka dhe nuk flet kurrë, as me njerëzinë e afërt.

Shqipëria duhet të ketë Institutin e studimeve strategjike, që fqinjët e kanë me shekuj. Pa të dhe pa lejen e tij, nuk mund të bësh asgjë.

Kjo është detyrim për Ramën, apo atë që vjen pas Ramës. Ndryshe, do të bëhemi gazi i botës dhe ajo që shohim tani është pak.

Thënë, thjesht: “Paja e nënesë”, nuk mbahet nga kryeministrat a presidentët, sado burra të zotë apo të ndershëm të jenë ata…

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...