Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Bankat në Shqipëri u japin kredi bizneseve të huaja, ja ku shkojnë paratë e shqiptarëve

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha

Bankat private vijojnë të kreditojnë në nivele më të larta biznesin, i cili vepron jashtë vendit se sa atë vendas. Në 6 mujorin e parë të vitit, kredia për bizneset vendase ka shënuar tkurrje, ndërsa për bizneset jorezidente është rritur.

Kredia, e cila ka dalë jashtë vendit është në vlerën e 59 miliardë lekëve, duke rritur peshën e saj në portofolin e totalit të kredisë. Kjo shumë përbën 11,6 për qind të totalit të kredive, por kjo është e përqendruar në disa banka. Në Kosovë është shpërndarë 50 për qind e kredisë, që bankat e nivelit të dytë kanë nxjerrë jashtë vendit.

Të dhënat u bënë publike nga Banka e Shqipërisë, në takimin me gazetarët për prezantimin e raportit të stabilitetit financiar për 6-mujorin e parë të vitit. Banka e Shqipërisë pohon ekzistencën e fenomenit të rritjes së kredimit për bizneset jorezidente, por sipas saj, nuk mund të konsiderohet me risk të lartë.

Por nga ana e Bankës së Shqipërisë, janë marrë masa për kufizimin nivelit të kredive që del jashtë, për shkak të riskut dhe mungesës së kontrollit, sidomos kur flitet për kreditë e jorezidentëve jo në Kosovë, pasi kredia në Kosovë monitorohet dhe trajtohet sikur të ishte brenda vendit. Kufizimi që bën Banka e Shqipërisë është te zbritja e kapitalit rregullator, në rast se tejkalohet kufiri, dhe nuk konsiston në peshën e koeficientit të rrezikut.

Arsyeja e rritjes së kredisë që del jashtë vendit janë normat më të larta të interesit që ka kjo kredi kur jepet jashtë vendit. Banka e Shqipërisë shpjegoi se kredia e dhënë është kryer sipas kushteve të vendit ku është dhënë kredia, ku normat e interesit për biznesin janë më të larta, si në rastet e Kosovës.

Kredia është shpërndarë edhe për kompani të vendeve të origjinës së bankave, por që punojnë në vende të tjera si Afrika, Anglia apo Gjermania. Por Banka e Shqipërisë vlerëson se fenomenit i duhet dhënë peshë brenda një kuadri të caktuar, pasi kur vendi kishte rritje më të shpejtë ekonomike gjatë periudhës 2003-2007, bankat që operonin në vend, kishin flukse më të larta hyrëse nga bankat mëmë, ku kredia e shpërndarë zinte dyfishin e depozitave, shkruan panorma.

Në rast se flitet për një treg të hapur, në rast se një vend ka rritje më të ulët se rajoni, daljet e flukseve, sipas Bankës së Shqipërisë, janë më të larta. Raporti i Bankës së Shqipërisë vlerëson se kredia për biznesin vendas u tkurr me 3 për qind, si në termat e 6 mujorit, ashtu dhe në terma vjetorë. Në të kundërt, teprica e kredisë për bizneset jorezidente u zgjerua me 15.5 për qind ndaj një viti më parë dhe rreth 2.1 për qind gjatë periudhës për 6 muajt e 2017.

Tags: bankatbiznesevee shqiptarëveja ku shkojnëkredine Shqiperiparatëtë huajau japin

TË LIDHURA

Rama takohet me ambasadorët e BE-së në Kryeministri
Politikë

Rama takohet me ambasadorët e BE-së në Kryeministri

11:58 | 12/11/2025
Fati i gjykimit ose jo të Veliajt në GJKKO, kryebashkiaku dhe prokurori Dado mungojnë
Aktualitet

Fati i gjykimit ose jo të Veliajt në GJKKO, kryebashkiaku dhe prokurori Dado mungojnë

11:30 | 12/11/2025
Rama takim me ambasadorët e BE në Kryeministri, të pranishëm edhe Gonzato, Spiropali dhe Pirdeni
Politikë

Rama takim me ambasadorët e BE në Kryeministri, të pranishëm edhe Gonzato, Spiropali dhe Pirdeni

11:13 | 12/11/2025
Next Post
Disa nga mënyrat më të çuditshme për të shpëtuar një martesë

Disa nga mënyrat më të çuditshme për të shpëtuar një martesë

Gjermani, Merkel hap fushatën zgjedhore

Angela Merkel pretendente për çmimin Nobel

Ventura publikon listën, risia Verdi

Ventura publikon listën, risia Verdi







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Rama takohet me ambasadorët e BE-së në Kryeministri
Politikë

Rama takohet me ambasadorët e BE-së në Kryeministri

by mirseda
11:58 | 12/11/2025
0

Kreu i qeverisë Edi Rama po zhvillon një takim këtë të mërkurë, më 12 nëntor, në ambientet...

Fati i gjykimit ose jo të Veliajt në GJKKO, kryebashkiaku dhe prokurori Dado mungojnë

Fati i gjykimit ose jo të Veliajt në GJKKO, kryebashkiaku dhe prokurori Dado mungojnë

11:30 | 12/11/2025
Rrëzimi i avionit luftarak, Turqia thotë se nuk ka të mbijetuar

Rrëzimi i avionit luftarak, Turqia thotë se nuk ka të mbijetuar

11:18 | 12/11/2025
Skandal në Maqedoninë e Veriut, disa të arrestuar për abuzim me fondet IPARD

Skandal në Maqedoninë e Veriut, disa të arrestuar për abuzim me fondet IPARD

11:15 | 12/11/2025
Rama takim me ambasadorët e BE në Kryeministri, të pranishëm edhe Gonzato, Spiropali dhe Pirdeni

Rama takim me ambasadorët e BE në Kryeministri, të pranishëm edhe Gonzato, Spiropali dhe Pirdeni

11:13 | 12/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com