Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Banka e Shqipërisë miraton strategjinë afatmesme dhe buxhetin

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Banka e Shqipërisë miraton strategjinë afatmesme dhe buxhetin

Banka e Shqipërisë njoftoi se ka miratuar në mbledhjen e fundit Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2020-2022.

Strategjia afatmesme 2020–2022 paraqet ambicien e Bankës së Shqipërisë për periudhën trevjeçare në vijim. Ky dokument është një përditësim i Strategjisë 2019-2021, përmes të cilit zgjatet afati i zbatimit përtej vitit 2021, dhe përcakton objektivat kryesorë për periudhën afatmesme.

Strategjia përfshin funksionet kryesore të BSH-së: politikat (politika monetare, rezerva valutore, mbikëqyrja bankare), infrastrukturën financiare (emisioni i parasë, sistemet e pagesave); funksionet e tjera (kërkimet, statistikat); dhe shërbimet mbështetëse (burimet njerëzore, çështjet juridike, kontabiliteti dhe financa, prokurimet dhe shërbimet, IT).

PO në mbledhjen e fundit, u miratua buxheti i Bankës së Shqipërisë për vitin 2020 dhe buxheti orientues afatmesëm për vitet 2021-2022.

Buxheti synon parashikimin e tërësisë së të ardhurave, shpenzimeve operative dhe atyre kapitale, që i përkasin vitit të ardhshëm financiar ose buxheteve afatmesme të Bankës së Shqipërisë (BSH), në funksion të përmbushjes së objektivave, detyrave dhe funksioneve të përcaktuara në ligjin organik si bankë qendrore, si dhe të objektivave dhe përgjegjësive publike të shprehura në Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit të Bankës. Ai bazohet në situatën aktuale në tregjet ndërkombëtare, zhvillimet e tregut të brendshëm, planin e shpenzimeve kapitale miratuar në Komitetin e Shpenzimeve Kapitale, si dhe reflekton kryerjen e shpenzimeve të nevojshme operative për miradministrimin e aktiveve dhe për burimet njerëzore.

Objektivat kryesorë në hartimin e buxhetit të vitit 2020 dhe atij orientues afatmesëm për periudhën 2021-2022 janë:

Funksionimi dhe vijimësia normale e aktivitetit të BSH-së për përmbushjen e funksioneve ligjore të saj, në përputhje me strategjinë afatmesme dhe planet e reja të Bankës;

Ruajtja e kapaciteteve të burimeve njerëzore, racionalizimi i strukturës organizative, menaxhimi dhe promovimi në karrierë i kapaciteteve njerëzore për një organizim strukturor përgjegjës dhe fleksibël;

Ruajtja dhe përmirësimi i cilësisë së kartëmonedhave dhe monedhave në qarkullim, rritja e eficiencës në administrimin e parasë si dhe fushata e promovimit dhe prezantimit të kartëmonedhave të reja;

Përmirësimi i kushteve të punës dhe përditësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe sistemeve të sigurisë, në mbështetje të aktivitetit të Bankës./Monitor

Tags: Banka e ShqipërisëBuxhetimiratimstrategji afatmesme

TË LIDHURA

Braçe: Bujqësia u godit nga përmbytjet, fondet s’janë në buxhet
Politikë

Braçe: Bujqësia u godit nga përmbytjet, fondet s’janë në buxhet

17:26 | 27/01/2026
NYT: “Diella” kundër korrupsionit, akuza për zhvatje në Shqipëri
Politikë

NYT: “Diella” kundër korrupsionit, akuza për zhvatje në Shqipëri

17:13 | 27/01/2026
EMRAT/ Importuan dhjetëra kg kokainë përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK çon në gjyq 10 persona
Aktualitet

EMRAT/ Importuan dhjetëra kg kokainë përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK çon në gjyq 10 persona

16:40 | 27/01/2026
Next Post
Rama në “Qendrën e Solidaritetit”, Arbër Hajdari: Gati për ndërtimin e banesave

Rama në "Qendrën e Solidaritetit", Arbër Hajdari: Gati për ndërtimin e banesave

Maks Velo: Ndërtesat janë shembur për faj të kokës dhe jo për faj të tokës

Maks Velo: Ndërtesat janë shembur për faj të kokës dhe jo për faj të tokës

Lulzim Basha ka meritën që sillet si politikan normal

Lulzim Basha ka meritën që sillet si politikan normal







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri
Bota

SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

by mirseda
18:31 | 27/01/2026
0

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përshëndetën sot njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes Siriane për të...

Tragjedia me tren në Spanjë,qeveria jep 20 mln € për familjet, opozita kërkon dorëheqjen e ministrit

Tragjedia me tren në Spanjë,qeveria jep 20 mln € për familjet, opozita kërkon dorëheqjen e ministrit

18:11 | 27/01/2026
Braçe: Bujqësia u godit nga përmbytjet, fondet s’janë në buxhet

Braçe: Bujqësia u godit nga përmbytjet, fondet s’janë në buxhet

17:26 | 27/01/2026
NYT: “Diella” kundër korrupsionit, akuza për zhvatje në Shqipëri

NYT: “Diella” kundër korrupsionit, akuza për zhvatje në Shqipëri

17:13 | 27/01/2026
“Emri im po përdoret pa leje” – Edi Tushe çon në gjykatë Eliona Pitarkën

“Emri im po përdoret pa leje” – Edi Tushe çon në gjykatë Eliona Pitarkën

16:50 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com