Njëqind apartamente në rezidencën e Corot në Marsejën e veriut janë shkatërruar nga një rrjet shqiptar. Banorët flasim për një rrjet të gjerë prostitucioni dhe trafikimi që kanë bastisur nëpër apartamente në këtë zonë, raporton europe1.fr. 
“Ata kanë hapur me dhunë derën e apartamenti tim, kanë ndërprerë ujin dhe energjinë”, tha Veronique, banesa e të cilit është zënë për një vit. Familja shqiptare që zë banesën e tij paguan 200 euro për një “agjent”.
Prostitucioni dhe trafikimi
“Nëpër apartamente është ngritur një rrejt i gjerë prostitucioni, ku punojnë gra dhe vajza, për klientët e tyre. Nuk është vetëm prostitucioni, ata merren me trafikim e drogës”, ka thënë më tej Johan Mahé.
“Kështu pronarët të rebeluar janë ngritur në protestë dhe kanë thënë: Ne duam drejtësi. U kërkova policisë që të vinin të veshur civil për të mos rënë në sy, por nuk ka bërë asgjë deri më tani. Ne jemi shumë të shqetësua, mund të bimë dhe pre e dhunës së bandës”.
Por, policia më në fund ka ndërhyrë ku ka dëbuar nga pronat e tyre 15 persona, të cilit qëndronin ilegalisht atje.
Por çfarë të bëjë policia? Ajo i ka duart e saj të lidhura: pret një vendim gjykate, i cili do të dalë me 31 mars, dhe deri në këtë kohë policia nuk mund të ndërhyjë. TIRANA TODAY











