E hënë, 6 Dhjetor, 2021
9.5 C
Tirana

Balluku ‘shkund’ opozitën nga Kongresi: Nga frika djegin mandatet

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, deklaroi prerazi në Kongresin e PS, së punimet e tij shënojnë një kthesë të rëndësishme në aspektin politik, duke qenë se mblidhet në një situatë politike të pazakontë. Ajo ka sjellë në fokus djegien e mandateve nga ana e opozitës. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ministrja shtoi se nuk do të ndalen, por do të punojnë për mirëqënien e shqiptarëve.

“Sot në këtë Kongres shënohet një kthesë e rëndësishme në aspektin politik. Situata politike kur mblidhet ky Kongres, është e veçantë. Opozita përballë frikës së humbjes në zgjedhje, ka vendosur të djegë mandatet. Ne na shqetëson akti i tyre, por nga ana tjetër, ne vazhdojmë punën për t’i shërbyer qytetarëve.

Qytetarët nuk e harruan situatën energjetike kur ne e morëm qeverinë. Ishte një kohë kur energjia trajtohej si mall pa Zot. 85 miliardë lekë ishte vlera e borxhit ndaj të tretëve. Të ardhurat nga arkëtimet sot kanë arritur në 95%, duke u afruar me standardet e BE, dhe po hartojmë një model të ri në tregun e energjisë. Reduktuam çmimin e energjisë për konsum familjar. Sot çdokush paguan aq sa konsumon”, u shpreh Balluku.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...