Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ballkani Perëndimor i disa shpejtësive

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ballkani Perëndimor i disa shpejtësive

Nga: Ilir Kalemaj

Para disa vitesh u hodh teza franceze e Evropës së dy apo shumë shpejtësive e organizuar në formën e rathëve koncentrikë me vendet “qëndrore” dhe “periferike”. Kjo ide në fakt është më e hershme dhe ka qarkulluar qysh pas rënies së “perdes së hekurt” dhe shëmbjes së murit të Berlinit ku ish-Evropa Lindore paraqiste një realitet krejt të ri absorbues për vendet historike të BE-së apo vendet e tjera perëndimore që iu bashkangjitën në vitet ‘90 si Austria, Finlanda dhe Suedia. Por është ide e rimarrë kohë pas kohe për të reflektuar “lodhjen nga zgjerimi”, ngrirjen e procesit të antarësimeve të reja në atë që njihet si “kopshti i pasëm” i BE-së që janë vendet e Ballkanit Perëndimor apo vendet që njiheshin deri tani afër si vende të afërta (near abroad) si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Këtyre të fundit tashmë u është hapur një përspektivë më e qartë e rrugëtimit të mundshëm për në BE, fillimisht me liberalizimin e vizave dhe së fundmi me diskutimet konkrete për marrjen e statusit kandidat.

Nga ana tjetër, gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor ka gjithashtu shpejtësi të ndryshme integrimi. Nga njëra anë e medaljes është afërmendsh që Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk mund të kenë të njëjtin stad integrimi me vende që kanë deklaruar neutralitet ose janë kundër antarësimit në strukturën euro-atlantike si Serbia apo e kanë objektivisht të pamundur antarësimin në kohë të shkurtër si Bosnja-Herzegovina dhe Kosova. Por ky është realiteti teorik.

Praktikisht Serbia është më e avancuar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në rrugëtimin drejt antarësimit të plotë në BE.

Parë në këtë optikë, kemi një Ballkan të tri apo më shumë shpejtësive, ku shpejtësia nuk është domosdoshmërisht e diktuar nga një faktor i caktuar objektiv, qoftë ky gjeopolitik, kulturor apo ekonomik. Disa prej këtyre vendeve kanë ecur më shpejt me proceset integruese, disa kanë ngelur në vend dhe disa mund të kenë ngelur dhe mbrapa për arsye nga më të ndryshmet, shpeshherë të pavarura nga vullneti i tyre. Së pari kemi Malin e Zi dhe Serbinë si dy vendet më të suksesshme në rajon përsa i përket proceseve integruese. Të dyja këto vende kanë çelur kapitujt e negociatave me Malin e Zi që ka hapur 33 kapituj dhe ka përmbyllur tre prej tyre dhe Serbinë që ka hapur 18 kapituj dhe ka përmbyllur dy syresh. Natyrisht Mali i Zi është akoma më i avancuar në këtë proces dhe jo vetëm për shkak të kapitujve të hapur, por edhe për shkak se nuk ka nyjën gordiane që në rastin e Serbisë është gjetja e një mënyre kapërcimi të ngërcit të njohjes reciproke me Republikën e Kosovës, çka do t’iu hapte rrugën të dyjave për një antarësim të plotë në BE në një kohë të padefinuar, sikundër u shpreh dhe kancelari Scholz së fundmi në një vizitë në Beograd.

Më pas vijnë në radhë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me këtë të fundit që për më shumë se një dekadë ishte peng i negociatave për emrin me Greqinë dhe tashmë për ironi të fatit peng i një mosmarrëveshje të pakuptimtë historike me Bullgarinë. Ndërkohë që Shqipëria ka qenë përgjithësisht problematike për çështje si lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, madje duke penguar dhe Maqedoninë e Veriut para disa vitesh për shkak të çiftimit të dy shteteve, gjë që bëri që vende si Hollanda dhe Franca të vetonin hapjen e negociatave me të dy vendet.

Së fundmi kemi Kosovën dhe Bosnje-Herzegovinën, me këtë të fundit që siç u shpreh Jacques Rupnik në një takim të organizuar para pak kohësh në Tiranë, paradoksalisht paraqitet edhe më problematike se Kosova. Në këtë shprehje kam shtuar fjalën paradoksalisht sepse parë në një optikë objektive, Bosnja-Herzegovina nuk ka pengesa të forta sikundër Kosova për marrjen e statusit kandidat, të tilla si mosnjohja nga pesë vende të Bashkimit Evropian apo negociatat e ngecura me Serbinë fqinje që mundohet të minojë dhe integritetin territorial të Kosovës qoftë duke iniciuar një fushatë çnjohjesh ndërkombëtare, qoftë përmes bllokimeve të pikave kufitare, qoftë përmes destabilizimit të vazhdueshëm në veri të Mitrovicës. Por Bosnje-Herzegovina ka brenda farën e destabilitetit të prodhuar nga Marrëveshja e Dejtonit, e cila përveç se i dha plot gjysmën e territorit Republikës Serbska që funksionon tërësisht autonome ka prodhuar një paradoks që siç e quan kryeministri Albin Kurti të “një republike pa shtet në një shtet pa republikë”. Tashmë me frikën e separatizmit të serbëve të Bosnjes të udhëhequr nga një populist nacionalist si Milorad Dodik, i cili mbështetet ndërkombëtarisht vetëm nga Serbia, Rusia dhe Hungaria (kjo e fundit financiarisht), Bosnje-Herzegovina i ka të kufizuara mundësitë për të bërë një hap të qenësishëm drejt integrimit në BE. Akoma më të vështirë e bëjnë situatën prirjet separatiste edhe të kroatëve të Bosnjës dhe partisë nacional-populiste të tyre Bashkimi Demokratik Kroat, si dhe mbivendosja e pushteteve e cila ka çuar në një destabilitet të brendshëm dhe paqartësi për të ardhmen e afërt.

Natyrisht, ky shkrim aspak shterrues, synon vetëm të rrokë disa nga problemet karakteristike të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt BE-së, e cila domosdoshmërisht përcakton edhe shpejtësi të ndryshme për secilin vend. Natyrisht parimi i hershëm i Regatës nënkupton qysh në krye të herës, që në procesin e Stabilizim-Asocimit të iniciuar pas luftërave në ish-Jugosllavi, vendet e rajonit, pavarësisht startit të njëjtë do kishin shpejtësi të ndryshme, logjikë që qëndron edhe sot. E thënë me fjalë të tjera, secili vend do të vazhdojë të gjykohet bazuar në realizimin e “detyrave të shtëpisë”, ndonëse faktorët gjeopolitikë si kërcënimi rus apo penetrimi ekonomik kinez mund të detyrojë Brukselin të marrë një vendim politik për të përshpejtuar procesin e integrimit të plotë të gjashtëshes ose të dalë me formula të reja që përfshijnë dhe vende si Ukraina dhe Moldavia në formën e “komunitetit politik” të propozuar nga presidenti francez Macron dhe të përkrahur së fundmi me entuziazëm dhe nga liderët e rajonit, si kryeministri Rama.

Ky shkrim eshte pjese e Projektit “Media dhe Integrimi Europian”, te Institutit Shqiptar te Medias, ne kuadrin e Programit te Promovimit te Tranzicionit te Republikes Ceke.

 

Tags: bemali i ziMaqedonia e veriutshqiperia

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Si përcaktohet çmimi i grurit?

Si përcaktohet çmimi i grurit?

“Përmirësimi i shëndetit publik global, është një urgjencë”, Meta takohet me Drejtorin e OBSH

"Përmirësimi i shëndetit publik global, është një urgjencë", Meta takohet me Drejtorin e OBSH

Stresi i “mirë” dhe ai i “keq”, si t’i dalloni dhe mbani nën kontroll

Stresi i "mirë" dhe ai i "keq", si t’i dalloni dhe mbani nën kontroll







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi
Aktualitet

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi

by mirseda
22:34 | 07/11/2025
0

Nga “The New York Times”/ Fatos Nano, një ish-kryeministër i Shqipërisë i cili udhëhoqi tranzicionin e vendit...

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

22:31 | 07/11/2025
GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

22:04 | 07/11/2025
Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

21:23 | 07/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com