Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ballkan a Izrael? Apo njësoj

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ballkan a Izrael? Apo njësoj

Nga: Frrok Çupi

Marrëveshja e Paqes e presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme (Izrael- Palestinë), ka ngjallur jo vetëm fantazinë politike, por edhe kalkulime reale apo ‘zeher paragjykues’ dhe inferior këtu në Ballkan. Kanë nisur ta shikojnë Ballkanin (Kosovë- Serbi), në një paralele Izrael- Palestinë.

Cila është fantazia politike?

Media në Kosovë dhe Serbi po shkruan se paska një marrëveshje të dytë të Trump, njësoj si ajo e Izraelit dhe Palestinës, dedikuar Ballkanit (Kosovë- Serbi). Mund të jetë, por kush e ka parë?

Kjo është vija mes reales dhe jo reales… Këta që ‘e kanë parë’ thonë se marrëveshja është e njëjtë, përderisa ekipi që e ka hartuar ‘është i njëjtë’. Edhe kjo mund të jetë e vërtetë, por cili është ekipi, askush nuk e tregon… Publikimi i kësaj ideje duket si në trans, edhe e gjallë- edhe e vdekur; përderisa askush nuk ka parë gjë akoma.

Por edhe mund të dalë e vërtetë.

Cili është ‘nacionalizmi’ politik i afërt?

Ka kohë që politika dhe media (sorry, por jo aq mendjehapur) si në Prishtinë edhe në Tiranë ka kohë që po i sulen një ideje gati fantazmë e elaboruar nga qeveritë e katër shteteve ballkanike ‘mbi Shengenin Ballkanik’. Rezistenca nëpër studio televizive dhe faqe gazetash qe vërtet bizarre, aq sa u bë sikur ideja e ‘Shengenit’ po i hante bukën Ballkanit. Mirëpo autorët që dyshojnë (ose kanë argumente të padukshëm) se Amerika po e aplikon këtë ide pavarësisht se jo me emrin ‘Shengen’, kanë tërhequr këto prova:

Prova e parë, se sipas strategjisë amerikane mbi konturet e një ‘Izraeli’ në Serbi- Kosovë, këtu është dërguar dora e fortë e Trump, ambasadori Richard Grenell. Projekti i tij për zgjidhjen e raporteve mes Beogradit e Prishtinës nis të realizohet këto ditë.

Prova e dytë, se ‘Amerikanët e kanë dërguar ambasadorin Grenell që të heqë taksën e qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë dhe t’i bashkojë Serbisë veriun e Kosovës’.

Cili është ‘zeheri paragjykues’?

Fantazia (ndoshta një realitet) që presidenti Trump po punon mbi një projekt të marrëveshjes së paqes në Ballkan, lidhet direkt dhe thuajse pa korrigjime me marrëveshjen e paqes në Lindjen e Mesme. Këta thonë se njësoj si ‘ri përcaktimi i kufijve Izrael- Palestinë’, edhe në Ballkan do të ri kufizohen shtetet, dhe ‘Serbisë i mbetet pjesa veriore e Kosovës’. Pika e dytë: Njësoj siç kryeqyteti i Palestinës bëhet Jerusalemi Lindor ndërsa kryeqyteti i Izraelit- Jerusalemi; në Ballkan ‘Mitrovica bëhet një lloj Jerusalemi, e ndarë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve…’.

Këta e shkruajnë gjithë programin me një zemëratë (zeher) negativiste e paragjykuese, sikur ‘Kosova do të na bëhet Palestinë’ sipas marrëveshjes së Trump(!). E paralelizojnë gjithë marrëveshjen pikë për pikë, deri te komunat, vendet e shenjta, blerja e shtëpive e deri te financimet…

A është ky një realitet? Nesër realiteti mund të jetë marrëveshja, por veç inferioriteti që të shtyn ta mendosh pikë për pikë si një ‘Palestinë’.

Cilat janë kalkulimet reale?

Kalkulimet reale na çojnë në një realitet që shikohet në sy: Është rritur dhe forcuar vëmendja e Donald Trump dhe Shteteve të Bashkuara në Ballkan, si një faktor për stabilitet në Evropë dhe në gjithë rajonin. Është e domosdoshme që situata e Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë ( që mbetën në rrugë qysh pas Luftës), të ngrihen në nivele serioze shtetërore e produktive. Shtetet e Ballkanit Perëndimor, që vuajnë ( kush nga mosfunksionimi si psh., Bosnja; kush nga korrupsioni; kush nga krimi i organizuar apo nga plagët e vjetra, etj), të kthehen në normalitetin e kohës dhe të marrin e japin vlera qytetëruese. Rruga e prerë për influenca ruse ndaj territoreve ballkanike- ky është objektiv i shpallur.

Një marrëveshje e prirë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara do të ishte guri vendimtar i rrugës së re evropianiste të shteteve dhe qytetarëve ballkanik. Akti i nisur në kryeqytetin e Shqipërisë për aplikimin e një reforme të thellë në Drejtësi, është shëmbëlltyra reale e një ‘marrëveshjeje’, ose ‘plani’ ose ‘doktrine’ të Trump, për ta pastruar dhe përgatitur ‘xhunglën’ ballkanike drejt bashkëjetesës perëndimore…

A është ky një kalkulim real? Unë e besoj dhe e shpresoj.

 

Tags: Donald TrumpFrrok Çupikosoveserbi

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Gabimisht ndajnë tokën truall me 7501, qytetarët sorrollaten nëpër institucione

Gabimisht ndajnë tokën truall me 7501, qytetarët sorrollaten nëpër institucione

Aksident i rëndë në Bulqizë/ Humb jetën biznesmeni i kromit

Aksident i rëndë në Bulqizë/ Humb jetën biznesmeni i kromit

‘Naimi prek qiellin’, Rama: Nuk e kam harruar ‘Nolin’

‘Naimi prek qiellin’, Rama: Nuk e kam harruar ‘Nolin’







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com