Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Balla bie dakord me propozimin e Alibeajt/ Në 16 Maj raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Balla bie dakord me propozimin e Alibeajt/ Në 16 Maj raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit

Mazhoranca është dakordësuar me propozimin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili ka kërkuar që data 10 Maj të quhet si data e nisjes së procesit të zgjedhjes së Presidentit. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka deklaruar se 16 maji të jetë raundi i parë i votimit të Presidentit të Republikës.

Ai tha se PS e ka të pamundur të pranojë kërkesën e Fatmir Mediut për gjithëpërfshirje.

Sakaq, theksoi se në datën 15 Maj në orën 16:00 në Kuvendin e Shqipërisë do të dorëzohen emrat e propozuar si kandidatë për Presidentë. Secili prej tyre duhet të ketë jo më pak se 20 firma, ndërkohë që asnjë deputet nuk mund të firmosë më shumë se një emër.

“Bie dakord me propozimin e Alibeajt që fillimi i procesit të konsiderohet data 10, por duke bërë arsyetimin që sapo njoftova me publikun që mbledhja e Konferencës së Kryetarëve të jetë një mbledhje vijuese. Që data 16 të jetë raundi i parë. Besoj që me këtë propozim i kemi përmbushur pritshmëritë për një proces serioz. Në çdo rast mbledhja ndërpritet pa vendimmarrje.

Ndërkohë që duke qenë se ky është proces i rëndësishëm ku publiku është shumë i investuar, unë do ju ftoja tre krerët e Grupeve Parlamentare, që përveç kësaj pjese të mundësojmë një dialog mbi bazën e disa parimeve që personifikon Presidenti. Kushtetuta ka qenë shumë e thjeshtë kur ka vënë kritere për Presidentin e Republikës. Shtetas shqiptar, mbi 40 vjeç, rezident në Shqipëri në 10 vitet e fundit.

Me përgjegjësinë që të gjejmë një President të gjithë shqiptarëve, disponibilitetin tonë e keni me pashë. Të dhëna të gjitha këto shenjën e parë të gatishmërisë sonë për proces konsesual e keni. Zgjidhja e vetme është kjo. Duke e quajtur vijuese mbledhjen e sotme. Rregullorja dhe Kushtetuta na imponojnë që për çdo afat të vendosim afate të tjera pararendëse. Pra po bëj një simulim. Deri në datë 15 në orën 16:00, në Kuvendin e Shqipërisë të jenë dorëzuar emrat sipas procedurës të shoqëruar me firma.

Jo më pak se 20 firma. Asnjë deputet nuk mund të firmosë më shumë se një emër. Me datë 16, Komisioni i Ligjeve të bëjë shqyrtimin dhe verifikimin përkatës. Dhe pastaj të shkojmë në seancën plenare pasdite, për t’i lënë kohë Komisionit të Ligjeve. Mendoj që fakti që sot jemi të gjithë bashkë, është një ogur i mirë. Duke e marrë të mirëqenë që gjetëm dakordësi për njërin propozim. Propozimin e Mediut nuk jam i gatshëm ta pranoj. Besoj se kemi vënë baza të shëndetshme”, u shpreh Balla.

 

Tags: Alibeajballapresidenti

TË LIDHURA

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

22:06 | 08/01/2026
Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje
Aktualitet

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë
Aktualitet

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Next Post
Zelensky i kërkon ndihmë Bullgarisë për riparimin e pajisjeve ushtarake

Zelensky i kërkon ndihmë Bullgarisë për riparimin e pajisjeve ushtarake

Dhunoi macen në Greqi, shqiptari lirohet nga qelia: Më vjen keq, jam penduar

Dhunoi macen në Greqi, shqiptari lirohet nga qelia: Më vjen keq, jam penduar

Putin shpall l*ftë të re botërore në 9 Maj? Ja çfarë thotë zëdhënësi i Kremlinit

Putin shpall l*ftë të re botërore në 9 Maj? Ja çfarë thotë zëdhënësi i Kremlinit







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com