Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Bajram Begaj me një mesazh publik para votimit në Kuvend

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kandidati për President, Bajram Begaj, ka publikuar një mesazh para votimit në Kuvend. Me një letër, Begaj shprehet se është ndër ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Ndër të tjëra në letrën publike shkruan se puna si mjek dhe si ushtarak i ka mësuar vlerën e respektit për tjetrin dhe të dashurisë për atdheun. Ai thekson se nëse Kuvendi do të vendosë që ai të jetë Presidenti i ardhshëm i Republikës, respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës së tij në atë detyrë të lartë.

Mesazhi i plotë:

Ishte sa e papritur aq edhe e madhe pesha e emocionit që ndjeva, kur mora lajmin se maxhoranca parlamentare kishte vendosur të më paraqiste si kandidat në seancën e sotme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Me mirënjohje të thellë dhe respektin më të lartë për bashkëpunëtorët, kolegët, anëtarët e familjes së madhe të Forcave të Armatosura të Republikës, kam nënshkruar kërkesën për lirimin nga detyra e lartë ku kam pasur deri më sot nderin e përgjegjësisë së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Fjalët nuk kanë qenë kurrë arma ime më e fortë, por edhe sikur të ishin jam i bindur se do ta kisha të vështirë t’i gjeja në këtë rast. Ky është një ndër ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Vetëm përkushtimi me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës së saj, mund ta tregojnë sadopak madhësinë e këtij nderi.

Puna ime si mjek dhe si ushtarak më ka mësuar shumë, po mbi të gjitha më ka mësuar vlerën e respektit për tjetrin dhe të dashurisë për atdheun.

Nëse Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë sot që unë do të jem Presidenti i ardhshëm i Republikës, respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës sime në atë detyrë të lartë. Respekt pa kushte për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje. Respekt i barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar.

Respekt për miqtë dhe aleatët strategjikë të Shqipërisë. Shqipërinë mbi gjithçka.

Duke i falenderuar të tërë për fjalët e mira e mesazhet miqësore dhe duke shprehur respektin më të madh për gazetarët që bëjnë detyrën e tyre fisnike, lutem përulësisht mirëkuptimin e të gjithëve për refuzimet e intervistave apo prononcimeve mediatike.

Jam mësuar që puna ime të flasë për mua, jo unë për veten time dhe kam frikë se nuk e ndryshoj dot këtë edhe po të dua.

Bajram Begaj

Tags: Bajram BegajKuvendi Shqiperisepresident

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Propozimi i PS-së/Berisha thirrje Metës: Mos e lejo, po shkelet Kushtetuta

Shakira dhe Pique do të ndahen

Babo mes falenderimit dhe mërzisë!







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com