Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Baballarët nuk lënë fëmijët të takojnë nënat dhe i heqin nga shkolla (VIDEO)

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Baballarët nuk lënë fëmijët të takojnë nënat dhe i heqin nga shkolla (VIDEO)

Dy zonja janë drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” dhe ato kanë të njëjtin problem. Kanë qenë kunata, të martuara me dy vëllezër. Secila prej tyre ka 3 fëmijë, por asnjëra nuk i sheh dot, pasi janë divorcuar dhe baballarët nuk i lenë që të takohen me nënat.

“Kam dy vite që nuk i kam takuar, për t’i parë thjesht i kam parë në shkollë në distancë”, u shpreh një prej denoncueseve.

“Një vit e dy muaj, dhe unë në distancë, por për t’i takuar jo”, u shpreh kunata tjetër.

Proceset gjyqësore ua kanë lënë kujdestarinë nënave, por ish-bashkëshortët kanë marrë fëmijët dhe tani nuk i çojnë as në shkollë që nga muaji Prill.

“Në këtë situatë që janë fëmijët nuk duan, janë influencuar shumë nga ana e prindërve. Gjyqtari e ka shprehur qartë që fëmijët po rriten në një ambient ku figura e nënës së tyre është denigruar përmes dhunës psikologjike që babai ushtron mbi ta. Në muajin Prill fëmijët janë larguar nga shkolla. I kanë hequr fëmijët nga shkolla e kemi bërë situatën të dyja alarmante. Baballarët pretendonin që unë kisha shkuar për t’i rrëmbyer fëmijët në shkollë. Sa herë që kam shkuar në shkollë i kam parë fëmijët nga rruga dhe thjesht jam larguar”, u shpreh një prej grave.

Zonjat shprehen se e kanë ndjekur çështjen me përmbarim dhe polici, por burrat nuk kanë lejuar ekzekutimin e vendimeve të gjykatës.

“Të gjashtë. Ne jetonim bashkë dhe çdo vendim merret bashkarisht. Kurse pretendimi i tij ishte që unë me përmbaruesin po shkelja ligjin meqenëse kisha vajtur në shkollë për të ekzekutuar vendimin dhe që do t’i rrëmbeja në mënyrë jo të rregullt. Kam një vendim gjykate dhe përmbaruesi thjesht po e ekzekutonte”, u shpreh denoncuesja.

Më tej ajo shtoi se, “Çdo institucion ia hedh topin institucionit tjetër. Normalisht të gjithë bien në një konsensus deri diku që bashkia duhet të reagojë. Bashkia thotë që nuk e kam unë”.

Ato pretendojnë se ndaj fëmijëve është ushtruar dhunë psikologjike dhe këtë e kanë parë në një takim që kanë zhvilluar.

“Thonin që nuk të duam, nuk të kemi mami, t’i ke rrjedhur kur ishim këtu. Djali më thoshte që nuk më ke dashur sepse nuk më ke dhënë qumësht gjiri. Ndodhemi në një situatë të pazakontë sepse psikologët në Fier nuk e marrin përsipër”, u shpreh gruaja.

Dy kunatat thonë se psikologët nuk marrin përsipër rastet për shkak të presioneve nga ana e ish-bashkëshortëve.

“Ish-bashkëshorti im punon në KLSH, auditues. Ai normalisht e ka si praktikë, dërgon email-e, fillon kërcënon. Këtë e ka bërë dhe me gjyqtarët jo vetëm me psikologët”, tha një prej grave.

“Të njëjtën gjë po fillon e bën edhe në Gjykatën e Apelit në Vlorë”, shtoi tjetra.

Përmbaruesja e Fierit, Lorena Xhemriti, thotë se ka shkuar 10 herë për ekzekutimin e vendimeve, por baballarët e fëmijëve nuk e kanë hapur derën ndaj ajo sqaroi, se ka bërë kallëzim në prokurori.

Lorena Xhemriti: Nuk është ekzekutuar sepse kemi shkuar 10 herë. Ke 10 procesverbale. Brenda ditës kemi shkuar 2 herë me komisariatin e policisë Fier dhe jashtë orarit të punës në mënyrë që të kemi kontakt sepse nuk kemi ditur gjendjen e fëmijëve. Atëherë, parë në këto rrethana që zotëria nuk predispozohet që të nxjerrë fëmijët të paktën të kenë një kontakt me nënën që ne të dimë, fëmija e dëshirojnë nënë, çfarë shprehin ata. Duke parë që është një urdhër-mbrojtje dhe për mua zoti Lefter Hilaj është dhunues sepse është urdhër mbrojtje atëherë në bazë të nenit 535 të Kodit të Procedurës Civile i cili thotë që organet kanë të drejtë të çelin banesën që do të thotë të hyjnë në banesën e një personi nëse ai predispozohet që nuk ta hap këtë banesë vullnetarisht, në rast se e shikon se mund të ketë pasoja për mos hapjen e kësaj banese. Kemi parë që realizimi i marrëveshjes ka qenë zero, atëherë urgjentisht është parë nga zyra e Përmbarimit Fier e arsyeshme që të bëhet kallëzim penal, domethënë që është sanksioni i fundit që përdor një përmbarues gjyqësor mbi palët. Që do të thotë mbi zotin Lefter Hilaj, Ilir Hilaj, të cilët janë pengesë të ekzekutimit të urdhrit të mbrojtjes. Në bazë të ligjit kush arrin të thyejë një urdhër mbrojtje qoftë edhe një vendim gjykate është prokuroria ajo që merr masa mbi këtë vepër penale.

Psikologia Oljana Manaj, u shpreh se kur të ketë një shkresë nga përmbarimi, gjykata apo prokuroria, do të bëjë vlerësimin e situatës.

Gazetarja: E ke realizuar këtë vlerësim psikologjik të fëmijëve?

Psikologia Oljana Manaj: Jo, se duhet të më nisë kërkesën Përmbarimi, Gjykata ose Prokuroria! Pra varet, se në çfarë institucioni po shqyrtohet. Domethënë, kush institucion  ka nevojë për këtë vlerësim.

Gazetarja: Oljana është duke më thënë që nuk më ka caktuar përmbarimi fare…

Psikologia Oljana Manaj: Për të qenë vlerësuese, për të qenë vlerësuese.

Lorena Xhemriti: Nga përmbarimi do ta marrë shkresën sapo ne të marrim një përgjigje nga prokuroria.

Gazetarja: Oljana në momentin që të vjen një shkresë nga Zyra Përmbarimore juve do veproni…

Psikologia Oljana Manaj: Ëhë. Normalisht. Gjithsesi, unë jam zgjedhur për asistim në atë moment. Këtu ka qenë detyra ime. Në të ardhmen pastaj, çfarë do të kërkojë Përmbarimi është gjë tjetër.

6 fëmijët e mitur prej kohësh nuk kanë frekuentuar shkollën dhe për këtë arsye “Stop” iu drejtua Bashkisë së Fierit për të pyetur çfarë pune ka bërë punonjësja e Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve.

Gazetarja: Kam informacion që 6 fëmijë të vegjël që i janë divorcuar prindërit kanë tre muaj që nuk kanë shkuar në shkollë

Punonjësja Alma Guma: Unë jam në gjyq në Tiranë. Gjithsesi çfarëdolloj informacioni, mundet ta kërkosh zyrtarisht të lutem! Asnjë lloj përgjigjeje pa një kërkesë zyrtare! Të lutem!

Meqenëse kjo punonjëse nuk ndodhej në Bashki, gazetarja e “Stop” iu drejtua Zyrës së Shërbimit Social. Por askush nuk përgjigjet dhe kërkojnë të bëhet një kërkesë për të marrë përgjigje për këtë çështje. Diçka e papranueshme duke qenë se fëmijët në fjalë kanë disa muaj që nuk frekuentojnë shkollën.

“Nuk e bëj kërkesën sepse ka gjithë këto muaj. Keni 6 fëmijë që bëni show këtu. Keni 6 fëmijë që po i lini pa shkollë. Bashkia, punonjësja është e bashkisë. Nuk e dua kërkesën, bëje kaush kërkesën. Nuk bëj kërkesë unë hiqeni këtë. Punonjësja për mbrojtjen e fëmijëve flet si robot dhe ju më tregoni shkresat? Si jeni kaq akull? Si jeni kaq ftohtë? E lemë show-n tim. Po show-n tuaj? Mirupafshim, mbajeni aty kërkesën, bëjeni kaush, nuk e bëj kërkesën, është e vonuar kërkesa”.

Më tej gazetarja shtoi se, “pas katër muajsh për 6 fëmijë që nuk frekuentojnë arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar më duket shumë pa lidhje dhe kërkesa dhe ndjeshmëria që ka Bashkia e Fierit”./tvklan.al

Tags: emisioni STOPLorena XhemritiPsikologia Oljana Manaj

TË LIDHURA

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj
Aktualitet

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

22:41 | 20/06/2025
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital
Aktualitet

Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

22:27 | 20/06/2025
“Pisllëqe nën regjimin e Ramës”, Malltezi denoncon: Gjyqtarja Gjoka
Aktualitet

“Pisllëqe nën regjimin e Ramës”, Malltezi denoncon: Gjyqtarja Gjoka

21:49 | 20/06/2025
Next Post
“Ti je rrugaçe!” Arrestohet babai që la fëmijët pa shkollë, arratiset vëllai (VIDEO)

“Ti je rrugaçe!” Arrestohet babai që la fëmijët pa shkollë, arratiset vëllai (VIDEO)

Meta: Rama urdhëroi falsifikimin e dosjes kur isha President. Ai ka rënë, është shumë rëndë!

Meta: Sigurimi i Shtetit ka dashur të më bëjë bashkëpunëtor, por unë s'pranova!

Spahiu: SPAK nuk e heton Berishën sepse nuk e lejon Edi Rama, ka frikë nga hakmarrja e tij

Spahiu: SPAK nuk e heton Berishën sepse nuk e lejon Edi Rama, ka frikë nga hakmarrja e tij

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP
Showbizz

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP

by mirseda
22:59 | 20/06/2025
0

Erandi dhe Big Mama u përballën në një televotim kokë më kokë, pasi humbën sfidën e zhvilluar...

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

22:42 | 20/06/2025
Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

22:41 | 20/06/2025
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

22:27 | 20/06/2025
Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

22:11 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com