Një nga historitë më shokuese që nga nisja e pandemisë Covid-19 në botë, është ajo e avokates Angela Cortese në Itali.
Babai i saj Francesco, pozitiv me Covid, u shtrua në spitalin Moscati në Taranto në mesnatën mes 1 dhe 2 nëntorit.
Mediat italiane shkruajnë se sa herë që 78-vjeçari bisedonte me familjen e tij u kërkonte që të merrnin që atje pasi gjendja ishte shumë alarmante. “Ejani më merrni, këtu vdes”, thoshte i moshuari.
Ndërkohë, vajza e tij në një bisedë që ka bërë nga afër me një mga mjekët që po e ndiqnin rastin e 78-vjeçarit, deklaroi se i ati i saj nuk bashkëpunon me mjekët dhe nuk i respekton rregullat e vendosura nga shteti italian. Më tej raportohet se mjeku i ka thënë asaj që të bëhet gati, pasi i ati do t’i vdesë pas 10 minutash.
“Babai juaj nuk bashkëpunon. Nuk do të vendosë maskën. Pas 10 minutash vdes, bëhuni gati”, ka thënë mjeku.