Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Avokati zvarrit nisjen e procesi gjyqësor/ Denoncuesja: Favorizon palën tjetër

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Avokati zvarrit nisjen e procesi gjyqësor/ Denoncuesja: Favorizon palën tjetër

Fiks Fare trajtoi problemin e zonjës Resmija Hasa, nga fshati Grekan Belsh, e cila ankohej për avokatin Nazmi Dervishi, që sipas saj po e zvarriste nisjen e procesit të saj gjyqësor, me objekt dëmshpërblim për rrahje dhe dëmtim të personalitetit.

Pas sherrit banal me një komshie, të ndodhur në maj të vitit 2020, për Remsije Hasën, nisi një proces gjyqësor për të ndëshkuar komshijen që e rrahu, por edhe për të liruar vetën nga akuza e komshijes për dhunë të ndërsjelltë. E gjitha ngjarje sipas saj nisi për një qese me pleh, që e kishte hedhur dikush tjetër.

Dallëndyshe Manco, u dënua nga gjykata me vendim të formës së prerë, në tetor të vitit 2020. Gjithashtu, në mars të 2020 ka marrë formë të prerë edhe vendimi për pushimin e procedimit penal ndaj shtetases Resmije Hasa. Por pavarësisht se proceset gjyqësore kanë përfunduar në favor të të dëmtuarës, sipas avokatit për të hapur gyqin për dëmshpërblim, asaj i duhet të presë edhe dy vjet të tjera. Resmije Hasa u ankua në Fiks Fare pasi dyshon se avokati i saj Nazmi Dervishi, po e zvarrit procesin qëllimisht, pasi ka njohje me palën tjetër. Ajo dyshon që ai po bashkëpunon më palën tjetër.

Avokati Nazmi Dervishi, i cili është marrë kryesisht më ankimin e palës tjetër, pasi edhe ata ngritën akuza ndaj Resmijës për rrahje, e ofendon duke i thënë fshatare dhe se ajo nuk i njeh ligjet. Ai e ofendon me fjalë të rënda dhe i thotë që po deshi dëmshpërblim duhet të presë edhe dy vjet të tjera.
Resmije Hasa u ballafaqua për të disatën herë me avokatin dhe gjatë bisedës dëgjohet që avokati e shanë edhe e ofendon zonjën me fjalë banale, dhë për shkak të prejardhjes së saj nga fshati. Zonja i thotë se kjo punë duhet të ecë pasi ajo e ka paguar. “Të kam dhënë 85o mijë lekë dhe një gjel peshqesh” i thotë zonja, duke e acaruar akoma më shumë avokatin i cili i përgjigjet ” Nëse do prit, nëse s’do vazhdo”.

Fiks Fare verifikoi të dhënat e zonjës dhe pretendimet e avokatit me ligjin në fuqi. Sipas Kodit Civil, afati i parashkrimit të dëmtimeve, neni 115, pika dh, thuhet “Parashkruhen brenda afateve prej tre viteve paditë për shpërblimin e dëmeve, dhe jo paditë për kthimin e përfitimit pasuror pa të drejtë”.
Nisur nga pretendimet e avokatit, nëse zonja pret edhe dy vjet, do ta humbë të drejtën për të hapur një proces gjyqësor dhe për të kërkuar dëmshpërblimin.

Gazetarët e Fiksit u paraqitën pranë zyrës së avokatit, por ai nuk ndodhej në zyrë. I kontaktuar në telefon nga gazetarët e Fiksit ai tha se nuk kishte kohë t’i takonte. Të nesërmen ai mbylli sërish telefonin, duke mos u përgjigjur. Edhe mesazheve të dërguara nga gazetarët avokati zgjodhi të mos i përgjigjej./Top Channel

Tags: “Fiks Fare”avokatidenoncuesjagjyq

TË LIDHURA

Vrasja e Martin Canit, prokuroria kërkon 25 vite burg për Mario Përlleshajn
Aktualitet

Vrasja e Martin Canit, prokuroria kërkon 25 vite burg për Mario Përlleshajn

16:24 | 17/11/2025
Protesta e PD para Kryeministrisë do të zgjasë rreth dy orë, sipas gazetarit Stafa
Politikë

Protesta e PD para Kryeministrisë do të zgjasë rreth dy orë, sipas gazetarit Stafa

16:22 | 17/11/2025
Spiropali mirëpret në Tiranë homologun gjerman Wadephul
Politikë

Spiropali mirëpret në Tiranë homologun gjerman Wadephul

16:15 | 17/11/2025
Next Post
U godit me shuplakë nga një qytetar, reagon Presidenti Macron

U godit me shuplakë nga një qytetar, reagon Presidenti Macron

Super gol/ ”Predha” e Cikalleshit vendos baraspeshën në Pragë (Video)

Super gol/ ''Predha'' e Cikalleshit vendos baraspeshën në Pragë (Video)

Gjyqtari zvarrit divorcin e gruas: Ka dhe më keq

Gjyqtari zvarrit divorcin e gruas: Ka dhe më keq







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Tuchel për Bellingham-in: Përmirëso sjelljen
Sport

Tuchel për Bellingham-in: Përmirëso sjelljen

by mirseda
17:03 | 17/11/2025
0

Mesfushori anglez Jude Bellingham nuk e priti mirë zëvendësimin nga trajneri Tuchel në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Tekniku...

Vrasja e Martin Canit, prokuroria kërkon 25 vite burg për Mario Përlleshajn

Vrasja e Martin Canit, prokuroria kërkon 25 vite burg për Mario Përlleshajn

16:24 | 17/11/2025
Protesta e PD para Kryeministrisë do të zgjasë rreth dy orë, sipas gazetarit Stafa

Protesta e PD para Kryeministrisë do të zgjasë rreth dy orë, sipas gazetarit Stafa

16:22 | 17/11/2025
Spiropali mirëpret në Tiranë homologun gjerman Wadephul

Spiropali mirëpret në Tiranë homologun gjerman Wadephul

16:15 | 17/11/2025
Debat në Komision: Pas përplasjes, Çuçi përjashton Nokën nga salla

Debat në Komision: Pas përplasjes, Çuçi përjashton Nokën nga salla

16:13 | 17/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com