Avokati i njohur Maks Haxhia, ka pësuar hemoragji cerebrale, e ndërsa mësohet se është shtruar me urgjencë në spital.
Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Avokati Haxhia ka qënë në shtëpi, dhe është transportuar me urgjencë në një spital privat, për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Haxhia është avokati që ka mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, në ‘sagën’ e tij të proceseve gjyqësore.