Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Aventurat në motele që po u kushtojnë jetën të moshuarve, shënohen 3 viktima

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Vetëm në dhjetë muajt  e fundit, tre kosovarë të moshës së shtyrë kryesisht 70 vjeçar kanë vdekur në motelet kosovare. Dy në Gjilan e një në Prishtinë. Express iu sjellë historitë e këtyre tre personave që vdiqën gjatë marrëdhënieve seksuale në motelet kosovare.

Mosha e shtyrë dhe dëshira për aventura me gra duket se nuk shkojnë bashkë.  Vetëm në dhjetë muajt e fundit tre kosovarë janë raportuar se kanë vdekur jetë në dhomat e moteleve kosovare. Shkaktarët, zakonisht janë sulmet në zemër që kryesisht nxiten nga stimulantë të ndryshëm.

Viktima e fundit ishte dje (8 janar). Bëhet fjalë për një person të moshës 72-vjeçare. I moshuari ndërroi mesditën e djeshme  në njërin nga motelet në Gjilan.

72-vjeçari aty kishte shkuar me një grua. Ajo është kapur nga kamerat e motelit teksa ka dalë e vetme nga aty. Pas disa minutave personeli i motelit në fjalë kishin shkuar për të parë se çfarë kishte ndodhur me të. E kishin lajmëruar policinë dhe ekipet tjera të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

E detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një 72-vjeçar në një motel. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë rajonale të Gjilanit.

Por, një ngjarje thuajse e ngjashme ndodhi edhe gjatë muajit mars të vitit që shkoi. Por këtë herë bëhet fjalë për një 74-vjeçar. Ai kishte qenë në njërin nga motelet e Gjilanit me një grua. Por kishte qenë vet shoqëruesja e 74-vjeçarit ajo e cila e kishte lajmëruar policinë për vdekjen e partnerit të saj.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar ishte alivanosur. Në vendin ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete”, kanë deklaruar  nga Policia e Kosovës

Edhe në Velani të Prishtinës në prillin e vitit 2018 kishte vdekur një 70-vjeçar në një dhomë hoteli. Edhe ky person kishte qenë në motel me një femër e cila ishte zhdukur pas vdekjes së tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, e ka konfirmuar për Express lajmin, por pa dhënë detaje të tjera.

Vdekja e këtij personi sipas policisë ishte konsideruar si  “vdekje e dyshimtë”.

“Janë rrethana që po hetohen nga policia por se tani jemi në një fazë fillestare ku po punohet për t’u sqaruar ato”, kishte thënë Agron Borovci nga Policia e Kosovës.

Por sa motele janë në të gjithë Kosovën dhe cili është rajoni i cili prinë me numrin e tyre?

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë i kanë thënë Gazetës Express se në gjithë vendin janë mbi 400 hotele, motele dhe bujtina të tjera. Deklarojnë se këto biznese funksionojnë qysh nga koha e para luftës.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) numri i hoteleve është 201 njësi, numri i dhomave 4.195, ndërsa nr. shtretërve 6.819, kurse numri i moteleve është 179 njësi. Po ashtu, numri i dhomave 2.142, si dhe nr. shtretërve 2.861”, thuhet në përgjigjet e MTI’së.

E sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri më i madh i moteleve gjenden në Ferizaj. Vetëm në këtë qytet operojnë mbi 30 biznese të tilla, pasuar nga Prishtina me 14 motele dhe Prizreni me 12 motele.

Megjithëkëtë, në Policinë e Kosovës thonë se ndërmarrin aksione në motele kur kanë ndonjë informatë për kryerje të ndonjë vepre penale.

“Policia e Kosovës përmes mekanizmave te saja ndërmerr veprime ne këto lokacione, ne rastet kur posedon ndonjë informacion për kryerje te mundshme te ndonjë vepre penale, dhe varësisht prej natyrës se rastit angazhon edhe njësitet policore”, thuhet në përgjigjet e Policisë drejtuar Gazetës Express.

Ndërkohë, në motelet e vendit disa kosovarë dhanë edhe frymën e fundit.

Një 74-vjeçar kishte ndërruar jetë në njërin nga motelet e Gjilanit, mbrëmjen e 23 marsit të këtij viti dhe një tjetër në Rahovec në janar.

Ndryshe, në bazë të Ligjit për Turizëm të Kosovës, moteli përkufizohet si objekt i destinuar kryesisht për pushim dhe ndalim të personave të motorizuar, për furnizim me ushqim, pije si dhe shërbime tjera.

“Moteli – objekti i destinuar kryesisht për pushim dhe ndalim të personave të motorizuar, për furnizim me ushqim, pije si dhe shërbime tjera. Objektet ndërtohen jashtë qendrave të banuara, pranë rrugëve automobilistike dhe ofrojnë këto shërbime shtesë pos vendosjes”./GazetaExpress

Tags: ‘aventura’jetënkosovekushtonmoteleviktima

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post

DiCaprio shpëton një djalosh të ri nga mbytja, historia si në filma

Gjykata jep masën e dënimit për ish-kandidatin për deputet që kërcënoi Kurtin

Kosova i ofron ndihmë Australisë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Jam… më jep 60 mijë euro”, mashtroi qytetarin duke iu prezantuar si një biznesmen dhe i mori paratë

by mirseda
14:38 | 05/06/2026
0

Finalizohet operacioni i koduar “Wrong Idea”, si rezultat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e...

PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

14:19 | 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

14:16 | 05/06/2026

Dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë/ Arrestohet aktivisti i Listës Serbe, dyshohet se bleu vota

14:14 | 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje/ Makina përplaset me mjetin bujqësor, plagosen 2persona

13:55 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com