Një autoambulancë e Spitalit të Fierit është përplasur me një automjet tip “Toyota” dhe ka përfunduar jashtë rrugës, në një kapanon.
Aksidenti automobilistik raportohet se ka ndodhur në aksin Fier-Patos.
Në autoambulancë ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit i cili ka pësuar dëmtime të lehta.
Ndërsa nga ana tjetër, në automjetin tip “Toyota” udhëtonin dy persona të cilët nuk paraqesin probleme shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.