Aurela Hoxha është munduar me çdo kusht që ta mbante sa më të fshehtë jetën e saj private. Por duket se tashmë gjërat kanë ndryshuar. “Gazeta Shqiptare” raportonte se bukuroshja prej dy vitesh bashkëjeton në Spanjë me të dashurin e saj i cili quhet Alban, dhe është biznesmen milioner.
Përflitet se dyshja është njohur nga miq të përbashkët gjatë pushimeve të Aurelës në Barcelonë, ku ajo aktualisht po punon për zgjerimin e mëtejshëm të një linje veshjesh të brendshme që mbajnë emrin e saj.
Ndonëse Aurela nuk ka ndarë me ndjekësit asnjë foto me partnerin, tashmë janë kujdesuar mediat për të.