Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

At*ntati ndaj rinovimit të PD-së

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
EMRAT/ Përfundon votimi në PD-në e Gjirokastrës, përzgjidhen 11 kandidatë

Nga: Blendi Kajsiu

Vendimi i Gjykatës së Tiranës që njeh kongresin e 11 dhjetorit të Sali Berishës dhe mundëson rikthimi i këtij të fundit në krye të PD-së është një atentat që i bëhet rinovimit të Partisë Demokratike.

Një PD që nuk është pronë e një individi, ku kryetari kritikohet haptas dhe jep dorëheqjen reale pas dështimit elektoral, ku komandohet kryetar një djalë i ri i formuar, inteligjent dhe i papërfolur për korrupsion, ku ka debat real dhe përplasje idesh e fraksionesh, nuk i intereson as Berishës dhe as Metës e Kryemadhit. Aq më pak i intereson Edi Ramës, që e ka transformuar PS-në bunker personal.

Pikërisht kjo PD post-berishiste po lindte pas dorëheqjes së Bashës. Për herë të parë që nga themelimi i saj në Partinë Demokratike kishte debat të hapur dhe demokraci reale. Për herë të parë në historinë e kësaj partie, Grupi Parlamentar kthehet në një institucion që nuk është zgjatim i kryetarit. Hera e parë që ky i fundit jep dorëheqjen reale përballë dështimit elektoral. Për herë të parë në historinë e kësaj partie antikomuniste vjen në krye një dajë i ri si Enkelejd Alibeaj që përfaqëson shtresën e të persekutuarve, një jurist i shkëlqyer i Shkollës së Magjistraturës, një djalë inteligjent dhe me integritet, nga politikanët e rrallë të pa përfolur për korrupsion.

Për herë të parë në historinë e saj PD-ja po ndahej nga trashëgimia berishiste që e ka dënuar atë të jetë përjetësisht parti e dytë. Largimi i Bashës ishte ndarja me produktin e fundit që kish prodhuar berishizmi brenda saj. Ardhja në krye të PD-së e Enkelejd Alibeaj shënonte një mundësi të artë për transformimin e kësaj partie në alternativë qeverisëse duke krijuar një identiet politik të ndryshëm nga PS-ja. Në vend të Berishës ish komunist, të përfshirë familjarisht në korrupsion dhe non grata, PD-ja tashmë kish një kryetar nga familje fisnike dhe e persekutuar prej komunizmit, jurist tejet profesionist, inteligjent dhe me integritet, i papërfolur për korrupsion.

Kjo ishte e papranueshme për dinozaurët tanë politikë, që e mbajnë dhe riprodhojnë pushtetin me filozofinë “një m*t jemi të gjithë”. Një Parti Demokratike e rinvouar, nxirrte jashtë loje jo vetëm Berishën, Metën dhe Kryemadhin, por edhe Ramën. Ndaj procesi i rinovimit duhej shtypur që në filiz. Shpresa duhej çrrënjosur sepse vetëm dëshpërimi dhe mungesa e alternativës mund të mbajnë gjallë sistemin tonë të kalbur politik.

Këtu hyn në lojë vendimi i Gjykatës, që më shumë se juridik ishte politik. Ai jepet pikërisht në momentin kur PD-ja hyn në një proces rinovimi duke u ndarë përfundimisht nga berishizmi. Kur ajo shënon disa standarde demokratike, që nga dorëheqja e kryetarit Basha dhe vendosja e një kryetari të ri që nuk është zar i askujt, dhe deri te debatet e brendshme, që tronditin bunkerët politikë kutërbues që janë Shtëpia e Lirisë dhe PS-ja.

Të kuptohemi, nuk kemi të bëjmë me konspiracion. Bashkëpunimi mes dinozaurëve politik është logjik, i hapur dhe aspak konspirativ. Gjykatësi në fjalë nuk e mori vendimin pro Berishës thjesht sepse është mik i këtij të fundit. Në traditën tipike të drejtësisë sonë të vjetër dhe të pareformuar, produkt i dyshes Berisha-Meta, gjyqtari në fjalë e di mirë se vendimi i tij jo vetëm nuk i prish, por i bën punë pushtetit. Ndaj ai mund të merret në mënyrë skandalozë, jo vetëm në konflikt të pastër interesi, por edhe në mungesë të palëve.

Ndryshe nga analistët tanë të ndritur, gjyqtari në fjalë e kish kuptuar shumë mirë se pushtetit i duhet një PD e berishizuar dhe jo e rinovuar. Me këtë vendim, ai vret dy zogj njëkohësisht. I bën nder edhe mikut të tij Berisha edhe pushteti Rama që mund të rrijë qetësisht në pushtet me një PD ku kryetari plak është non grata për korrupsion familjar.

Klouni Berisha dhe gaztori Meta janë ata që i duhen pushtetit socialist për të vazhduar të vjedhë fondet publike me skema si ajo e inceneratorëve. Opozita e rrugës, çjerrjet dhe denoncimet e tyre ndaj “kriminelit” Rama e rrezikojnë shumë më pak këtë të fundit se komisionet hetimore parlamentare që me qetësi dhe fakte i tregojnë shqiptarëve skemat skandaloze të vjedhjes së pasurisë publike.

Komisioni hetimor i inceneratorëve e tronditi qeverinë Rama sepse e vendosi opozitën në normalitet, duke i treguar opinionit publik jo vetëm babëzinë korruptive, por edhe mungesën e profesionalitetit të një pushteti që mburrej se ishte modern dhe kompetent. Ishte ky komision që ushqeu revoltën dhe protestën qytetare që u shfaq pak kohë më pas në rrugë nga shoqëria civile. Një qeveri që vjedh haptas nuk ka moral t’i kërkojë sakrifica publikut.

Ndaj ishte e nevojshme të zhvendosej menjëherë vëmendja nga skemat e korrupsionit qeveritar dhe nga protesta sociale. Duhej rikthyer cirku politik me opozitën e denoncimit dhe jo të alternativës, të rrugës dhe jo të Parlamentit, të protestave që prodhojnë trullosje, lodhje dhe refuzim tek opinioni publik. Duhej opozita që është në konflikt të hapur me faktorin ndërkombëtar, që refuzon reformën e drejtësisë, sepse ajo mund të eliminojë gjyqtarë, të cilët japin vendime që i bëjnë punë pushtetit, në qeveri dhe opozitë.

Me pak fjalë, duhej rikthyer anormaliteti i thellë politik, nëpërmjet të cilit legjitimohet pushteti aktual. Në këtë pikë interesi i “politikanëve të fortë” Rama, Berisha dhe Meta përputhej. Midis forcës dhe drejtësisë, gjyqtarët tanë rrallë zgjedhin këtë fundit, sidomos kur nuk kanë kaluar vetingun. Ndaj atentati që iu bë rinovimit politik të PD-së nuk është aspak konspirativ. Ai është produkt i një sistemi që mbahet gjallë vetëm duke riprodhuar batakun politik ku ndodhemi. / “Panorama.al”

Tags: bashaBerishaBlendi KajsiuPD

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Eleminohet një tjetër gjeneral i lartë rus në Ukrainë

Eleminohet një tjetër gjeneral i lartë rus në Ukrainë

Ishte “zhdukur” prej 2 javësh, aleati i Putinit shfaqet në televizion

Ishte "zhdukur" prej 2 javësh, aleati i Putinit shfaqet në televizion

Pse po qëndroj në Kiev

Pse po qëndroj në Kiev







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

by mirseda
21:28 | 30/11/2025
0

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e sotme në Elbasan. është ekzekutuar me armë zjarri...

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

22:49 | 29/11/2025
Tirana feston “Natën e Bardhë”

Tirana feston “Natën e Bardhë”

21:38 | 29/11/2025
Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

21:22 | 29/11/2025
U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

20:53 | 29/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com