Tifozët e Feyenoordit kanë mbërritur në Tiranë, ku kanë filluar të mblidhen menjëherë në “fanzone”-in e tyre.
Tifozët e Romës kanë zgjedhur që të hyjnë në territorin shqiptar edhe nga porti i Durrësit.
Rreth 100 ultras verdhekuq erdhën nëpërmjet rrugës detare në vend, me destinacion të fundit Tiranën, për të mbështetur ekipin e zemrës në finalen e Conference League kundër Feyenoordit në “Arena Kombëtare” më 25 Maj.
Autoritetet shtetërore kanë krijuar një infrastrukturë të posaçme për fansat, për të shmangur përplasje të mundshme, e për të lehtësuar transportin e tyre drejt kryeqytetit.
FNSH, Policia dhe Forcat Speciale kanë filluar nga puna menjëherë, të cilët janë shpërndarë kudo rreth zonës së stadiumit dhe jo vetëm.