Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Atmosfera e Tokës është më e madhe nga sa kemi menduar, shtrihet deri në Hënë

7 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, W-Instant
Atmosfera e Tokës është më e madhe nga sa kemi menduar, shtrihet deri në Hënë

Ne njerëzve, na pëlqen të vendosim etiketa dhe kufij për gjërat. Për shembull, kufiri midis atmosferës dhe hapësirës së Tokës është vija Karman, pika në 100 kilometra lartësi, ku përfundon aeronautika dhe nis astronautika.

Por atmosfera e Tokës, është shumë më e komplikuar se kaq (ka edhe disa debate rreth asaj se ku duhet të jetë vija ndarëse Karman). Tani një ekip astronomësh, ka zbuluar se atmosfera është më e madhe se sa kemi menduar deri më sot, duke u shtrirë deri në Hënë.

Rajoni quhet gjeokorona, pjesë e një shtrese atmosferike të quajtur ekzosferë. Ajo është një re e butë e përbërë nga hidrogjeni neutral, që shkëlqen në dritë në një ngjyrë shumë ultravjollcë. Për shkak se është tepër e hollë, është e vështirë të matet. Me herët, kufiri i saj i sipërm mendohej të ishte rreth 200.000 kilometra nga Toka, pasi ajo është edhe pika në të cilën presioni i rrezatimit diellor anashkalon gravitetin e Tokës. Por sipas të dhënave më të fundit nga Observatori Diellor dhe Heliosferik (SOHO), në bashkëpronësi të Agjencisë Hapësinore Evropiane dhe NASA-s, kufiri shtrihej shumë më tej.

Gjeokorona, sipas shkencëtarëve, shtrihet deri në 630.000 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës.

Kjo do të thtë se ajo i jep satelitit tonë të dashur, Hënës një ‘përqafim atmosferik’. “Hëna fluturon nëpër atmosferën e Tokës”- thotë fizikanti rus, Igor Baliukin, i Institutit të Kërkimeve Hapësinore të Rusisë.

Në fakt, në një distancë mesatare prej 384.400 kilometrash, Hena ndodhet gati në mes të atmosferës reale të Tokës. Ajo që e bën edhe më mahnitëse zbulimin, është se SOHO i bëri këto vëzhgime mbi dy dekada më parë, midis viteve 1996- 1998. Të dhënat, ishin lënë mënjanë në një arkiv, në pritje që të dilte dikush dhe t’i analizonte ato.

Leximet u bënë në mënyrë specifike, për të hartuar gjeokoronën, duke përdorur instrumentin SËAN të observatorit , dhe një pjesë e pajisjeve të dizenjuara për të matur emetimet e rrezeve ultravjollcë nga atomet e hidrogjenit, të quajtura fotonet Liman-Alfa.

Ne nuk mund t’i shohim ato nga Toka, pasi janë të zhytura në shtresat e brendshme të atmosferes. Prandaj, kemi nevojë të çojmë instrumente atje në hapësirë, që t’i gjejmë ato. Për shembull, astronautët e misionit “Apollo 16”, ishin në gjendje të fotografonin gjeokoronën në vitin 1972, duke mos e ditur se ishin ende brenda saj.

Instrumenti SWAN, mund të masë në mënyrë përzgjedhëse dritën nga gjeokorona, duke filtruar emetimet e fotoneve Liman-Alfa nga më larg në hapësirë, ​​dhe kjo është ajo që e lejon përpilimin e një harte më të saktë. Ajo zbuloi ndërkohë edhe një efekt të çuditshëm të Diellit.

Në anën e Tokës kur është ditë, atomet e hidrogjenit janë të ngjeshura nga rrezet e diellit, duke rezultuar në një dendësi prej 70 atome për centimetër kub, duke u zbehur deri në 0.2 atome në orbitën hënore (ajo nuk është shumë e dendur, mbetet ende një vakum).

Në anën e Tokës kur është natë, densiteti i hidrogjenit është më i madh, për shkak të presionit të rrezatimit diellor. Dhe ai përfundon duke u dukur si një bisht komete. Ndërkohë që atomet e hidrogjenit shpërndajnë rrezatimin ultravjollcë, sasia është e papërfillshme, sidomos në krahasim me sasitë e mëdha që nxirren nga Dielli, duke e bërë hapësirën ​​një mjedis rrezatues dhe të rrezikshëm për astronautët.

Pra, njohja e shkallës së plotë të gjeokoronës, nuk do të bëjë shumë ndryshim të madh në eksplorimin e hapësirës. Ky zbulimin, nënkupton se çdo teleskop hapësinor brenda gjeokoronës ka të ngjarë të ketë nevojë të rregullojë linjat e Liman-Alfa për vëzhgimet në hapësirën e thellë.

”Teleskopët hapësinorë, që vëzhgojnë qiellin në gjatësi vale ultravjollcë, për të studiuar përbërjen kimike të yjeve dhe galaksive, do të duhet ta kenë parasysh këtë zbulim të ri”- thotë astronomi Zhan -Lup Berto si Qendrës Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS), dhe ish-drejtuesi kryesor i mekanizimit SËAN. E dini se çfarë është edhe më interesante? Kjo do të thotë që asnjë qenie njerëzore nuk ka qenë ndonjëherë jashtë atmosferës së Tokës. Mendoj se kemi shumë punë për të bërë…/ScienceAlert – Bota.al/

Tags: AtmosferaderiështëheneKemimadhemenduarshtrihettokës

TË LIDHURA

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?
Stil

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

21:55 | 22/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit
Bota

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit

11:36 | 05/12/2025
Next Post
“Kur Ramiz Alisë i duhej vdekja e Hysni Kapos”

Diktatori tregoi shifrat e tmerrit dhe deklaroi: U qëruan të gjithë, ne ua premë kokën

Dhuna në protestën e opozitës, policia arreston 14 persona

Dhuna në protestën e opozitës, policia arreston 14 persona

Arrestohet i “forti” i Lushnjes, kapet me armatime brenda mjetit

I shpallur në kërkim prej 3 vitesh, arrestohet 38-vjeçari nga Vlora







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik
Showbizz

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

by mirseda
22:37 | 22/12/2025
0

Krijuesi i videolojës “Call of Duty”, Vincent Zampella ka humbur jetën në një aksident me makinë në...

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

21:58 | 22/12/2025
Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

21:55 | 22/12/2025
Inter në kërkim të një portieri

Inter në kërkim të një portieri

21:28 | 22/12/2025
Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com