Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Atentati tek “Uji i Ftohtë” ndaj djalit të biznesmenit, pranga tre personave

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Atentati tek “Uji i Ftohtë” ndaj djalit të biznesmenit, pranga tre personave

Policia ka arrestuar tre persona, të dyshuar si të përfshirë në atentatin e 10 majit të vitit 2019 ndaj Ines Hajrullës në qytetin e Vlorës. Nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të lokalit ku qëndronte Hajrulla, mbeti i plagosur një kalimtar i rastësishëm, Dajko Canodemaj, 63 vjeç.

Gjatë operacionit të koduar “Gjurmimi”, dy persona u arrestuan në Itali dhe një tjetër është kapur në Vlorë. Ky i fundit identifikohet me iniciale Xh. M., 36 vjeç, ndërsa akuzohet për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Po ashtu, është shpallur në kërkim F. H.

Deri më tani, numri i të arrestuarve të dyshuar si të përfshirë në këtë atentat ka shkuar në shtatë, ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar të tjerë persona.

Ines Hajrulla, i njohur ndryshe edhe si ”Ini i Çones” në Vlorë, është djalë i biznesmenit Robert Hajrulla.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të punës intensive për zbardhjen e ngjarjeve kriminale kundër personit, të ndodhura më parë, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë ka bërë dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në maj të vitit 2019, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të tre shtetasve në një lokal dhe si pasojë mbeti i plagosur aksidentalisht 63-vjeçari D. C.

Në këtë kuadër gjatë orëve të fundit ka vijuar operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, në Vlorë dhe në Itali.

Në Vlorë, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Xh. M., 36 vjeç, lindur e banues në Vlorë, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” .

Operacioni ka vijuar në Itali, ku si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma, bashkëpunimit të shkëlqyer mes Zyrave Ndërlidhëse të Policisë shqiptare në Bari e Romë në Itali dhe të Policisë italiane në Tiranë, me angazhimin e Skuadra Mobile në Romë është bërë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në afërsi të Romës, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë dhe konkretisht:

M., 31 vjeç dhe G. D. (Z.), 42 vjeç, të dy banues në Vlorë;

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit F. H. dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndaj shtetasve I. M., G. D. dhe F. H., Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në lidhje me këtë ngjarje, më datë 14.11.2019 janë arrestuar edhe 4 shtetas, ndërsa 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të shtetasve I. M dhe G. D, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa Leje” dhe në ngarkim të shtetasit Xh. M, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Tags: 3 te arrestuaratentatiInes HajrullësUji i Ftohtëvlore

TË LIDHURA

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët
Kryesore

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

21:18 | 09/06/2025
‘Në zgjedhje kishte banda kriminale’, Vokshi: Zgjidhja është qeveria teknike
Politikë

‘Në zgjedhje kishte banda kriminale’, Vokshi: Zgjidhja është qeveria teknike

21:13 | 09/06/2025
Ish-polic shqiptar plagoset rëndë, hetuesit italianë dyshojnë për vrasje me pagesë
Aktualitet

Ish-polic shqiptar plagoset rëndë, hetuesit italianë dyshojnë për vrasje me pagesë

19:46 | 09/06/2025
Next Post
“Gjendja e tyre po rëndohet”, Basha takon banorët në Rrëzë të Krujës

“Gjendja e tyre po rëndohet”, Basha takon banorët në Rrëzë të Krujës

“Qëlloi makinën në lëvizje”, pranga të riut në Patos

“Qëlloi makinën në lëvizje”, pranga të riut në Patos

Pse jetojmë në një kohë të krizës së vlerave

Kurajo

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët
Kryesore

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

by mirseda
21:18 | 09/06/2025
0

Kryeministri Edi Rama njoftoi pasditen e sotme, rikthimin e rubrikës “Sy m’sy”, një hapësirë e dedikuar komunikimi...

‘Në zgjedhje kishte banda kriminale’, Vokshi: Zgjidhja është qeveria teknike

‘Në zgjedhje kishte banda kriminale’, Vokshi: Zgjidhja është qeveria teknike

21:13 | 09/06/2025
Tragjedi në det: Anije në flakë, 4 ekuipazhierë zhduken

Tragjedi në det: Anije në flakë, 4 ekuipazhierë zhduken

20:56 | 09/06/2025
Bayern e ka seriozisht për Leaon, gati 60 milionë euro + një lojtar

Bayern e ka seriozisht për Leaon, gati 60 milionë euro + një lojtar

20:35 | 09/06/2025
Kosova përuron objektin e ri të një stacioni policor afër kufirit me Serbinë

Kosova përuron objektin e ri të një stacioni policor afër kufirit me Serbinë

20:29 | 09/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com