E mërkurë, 8 Korrik, 2020
31 C
Tirana

Atentati në Laç/ Gazetari tregon të shkuarën e biznesmenit Paulin Marku

Më të lexuarat

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Berisha publikon denoncimin/ Veliaj vendos taksë për t’u futur në Parkun e Liqenit

Hyrja për në Parkun e Liqenit të Tiranës, është bërë me pagesë. Ndonëse më herët nuk është bërë publike një gjë e tillë, qytetarët...

I sekuestrohen tri llogari bankare me vlera marramendëse, policia i nxjerr emrin ‘bosit’ nga Fieri

Pas një hetimi disamujor është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vendosjen e konfiskimit të tri llogarive bankare...

“10 mijë euro shpërblim”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për një person të rrezikshëm (FOTO)

Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve, për të gjetur një person shumë të kërkuar. Bëhet fjalë për shtetasin Talo Çela, 49 vjeç, lindur...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

“U largova nga Shqipëria, do isha viktima e radhës”, ish-drejtuesi i policisë flet pa ‘doreza’

Shkëlqim Pepkolaj ka mbajtur postin e zv-drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit, por dhe detyra të tjera të rëndësishme në Policinë e...

Gent Cakaj shkarkon të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, i dërgon Metës emrin e ri

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, përfshi edhe ambasadoren. Një...

Situata shqetësuese në Shqipëri/ Mësuesja infektohet gjatë provimit të maturës

Koronavirusi po shtohet me ritme të frikshme. Situata në vendin tonë po njeh trend në rritje, e po kështu edhe bilanci i viktimave është...

Ndryshimi mes trupit të gruas dhe burrit: 8 fakte që duhet t’i dini

Trupi i gruas, ndonëse mund të përshkruhet gjerësisht si i butë dhe delikat, ndodh të durojë edhe dhimbjet e paimagjinueshme të lindjes. Por kjo...

“Jep dorëheqjen, nuk izolohemi”, protesta në Beograd kundër shtetrrethimit (FOTO)

Pas masave të shtetrrethimit që lajmëroi presidenti Vuçiç, për shkak të përhapjes së koronavirusit, mbrëmjen e djeshme në Beograd nisën protestat. Mijëra qytetarë zbarkuan në...

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar tjera detaje lidhur me biznesmenin Paulin Marku (Gjergji), i cili mbeti i vrarë si pasojë e një atentati dy ditë më parë.

Në një intervistë për Abc News, Hoxha tha se para shumë vitesh Marku ka qenë një nga investitorët më në zë në Tiranë.

Gazetari theksoi se shumë vite më parë, ai ka raportuar për një gjyq që biznesmeni kishte fituar ndaj ambasadës amerikane në Shqipëri, lidhur me një pronë.

“Janë ngjarje me vijim. Është vazhdimi i një historie dhe jo fundi. Njëri prej tyre është biznesmen i njohur, Paulin Marku. Që në kohën e Parkut Rinia të famshëm. Një nga lokalet e njohura ka qenë Nikolino dhe përveç kësaj është marrë edhe me pasuri të patundshme, ndërtim.

Ka bare, restorante, klube nate. U fuqizua shumë dhe u bë pjesë e lojrave të fatit. U çudita që ishte pjesë e atentatit. Kam raportuar një gjyq që ai ka pasur me Ambasadën amerikane dhe ka fituar. Ka fituar procesin në gjykatë. Nuk janë vrasës amatorë. S’kemi ende një makinë të djegur, gjë që e bën më të vështirë zbulimin e autorëve,” tha ai.

Sipas gazetarit, atentati në Laç nuk ka pasur lidhje me shpërthimin me tritol që ndodhi pak çaste më pas në hotel “Victoria”, në pronësi të Ervin Matës.

Hoxha u shpreh se ka pasur një tentativë për të lidhur ngjarjen e ndodhur në Laç, me shpërthimin e ndodhur pranë hotelit të Ervin Matës pranë QSUT-së. Kjo sipa tij, për shkak të konfliktit të mëparshëm të palëve të përfshira, por theksoi se kjo është strategji për të hequr vëmendjen.

“Dyshimet janë se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë. Kjo pistë mbahet në këmbë me anë të ngjarjeve të mëparshme për pazare të pambyllura. Tani na del një trafikant i kthyer në biznesmen. Një personazh që ishte i skeduar nga policia. Sot presim OFL që të kujtojë ato që ai i ka bërë.

Njohja e Bujar Likës me Vis Martinajn i jep një lloj ngjyrimi ngjarjes, duke e lidhur me serialin e mëparshëm. Por tani duhet të gjendet motivi dhe kështu mund të kapësh autorët.

Atë ditë ka pasur tentativë për të lidhur ngjarjen e Mamurrasit me një shpërthim pranë QSUT-së që bëri një devijim dhe të vëmendjes së mediave duke përfshirë persona në hetim. Nga të dhënat e deritanishme nuk është shumë e besueshme ajo linjë. Pasi ka ndodhur edhe një ngjarje tjetër në Tiranë.

Ka ndodhur vrasja e Santiago Malkos. Ajo fut në skenë një grup tjetër. Dhe një mendje djallëzore ka dashur të devijojë vëmendjen në një drejtim tjetër. Ne të gjithë e dimë se në një hotel ka qytetarë të thjeshtë. Aty kam parë mjekë nga më të mirët sepse është pranë spitalit dhe kanë shërbimin. Akti nuk shkon vetëm në hakmarrje por rrezikon edhe persona të tjerë.

Kjo ngjarje ka krijuar problem dhe pasiguri në vend. Këto dy ngjarje që ndodhën në Tiranë në Mamurras dhe ato që ndodhën para një javë në Vlorë janë vijim i një ngjarje të mëparshme. Ngjarja në Mamurras duket goditja e njërës palë ndaj tjetrës. Kjo është më shqetësuese”, shto ai.

Artan Hoxha tha se në momentin e atentatit, Paulin Gjergji ka pasur në makinë dhe dy djemtë e tij të cilët fatmirësisht nuk kanë pasuar asnjë lëndim.

“Bujar Lika dhe Elvis Martinaj janë miq fëmijërie, ata janë rritur bashkë miqësinë e kanë vazhduar. Ngjarja ka ndodhur në territorin që e kontrollojnë. Nga info që doli më vonë, për fat të keq plagosja u shoqërua me humbjen e jetës së Paulin Markut. Ai ka pasur edhe dy djemtë, por autorët nuk i kanë goditur”, deklaroi gazetari.

Po ashtu Hoxha tha se atentatorët kanë qenë të veshur me uniforma të forcave speciale.

“Ngjarja që ka ndodhur në Kurbin është e rëndë. Jo thjeshtë për bilancin, me dy viktima dhe një të plagosur, por për më tepër është një ngjarje me përmasa të frikshme për pasojat që sjell. Janë ngjarje me vazhdim dhe ky është problemi. Nuk është se ndodhi sot dhe mbaroi, o është vazhdimi i një seriali. Kjo është vazhdim i një historie dhe nuk është fundi. Pas kësaj ngjarje duhet të jemi vigjilentë”, tha ai.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“U tregoj me fakte si u zbatua marrëveshja e UDB me Sigurimin”/ Dëshmia e rrallë e Gani Ratkocerit

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie.al publikon historinë e panjohur e tragjike të emigrantëve kosovarë në Shqipëri, e cila vjen nëpërmjet intervistës me studjuesin, shkrimtarin dhe historianin,...

Greqia paralajmëron se do të mbyllë kufijtë me Ballkanin

Specialistët grekë paralajmërojnë se ndoshta duhet shqyrtuar edhe mbyllja e përkohshme e kufijve me vendet e Ballkanit. Specialisti i sëmundjeve infektive, Charalambos Gogos ka shprehur...

Pandemia/ Shifra të larta! Sa pacientë të infektuar po trajtohen në spitalet e Kosovës

Një numër i lartë pacientësh me koronavirus po trajtohen aktualisht në spitalet e Kosovës. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi se 270...

VIDEO/ Protesta e mbrëmshme, policët serbë rrahin brutalisht qytetarët

Pamje të rënda janë publikuar në rrjetet sociale nga protestat e mbrëmshme që u zhvilluan në Serbi, për të kundërshtuar orën policore të vendosur...

Premier League, Chelsea parakalon Leicesterin dhe merr vendin e tretë

Do të jetë një betejë e fortë në 3 javët e fundit të Premier League për të mësuar se cilat do të jenë skuadrat...