Policia e Shkodrës ka zbardhur brenda pak orësh ngjarja e ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku iu bë atentat shefit të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe.
Nga privat shkencore dhe biologjike është identifikuar autori i dyshuar i cili është shtetasi Ilirjan Hasanaj, 19 vjeç, i shpallur në kërkim.
”Strukturat e DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit të shpejtë e profesional, në vijim të hetimeve kanë bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit I. H. 19 vjeç, banues në lagjen “Tepe”, Shkodër’’, informon policia.
Ditën e djeshme , në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, te rrethrrotullimi i “5 Heronjve”, 19 -vjeçari ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur rëndë shtetasit Mentor Hasanaj, me detyre përgjegjës i Policisë Bashkiake Malësi e Madhe dhe shtetasin Xhelal Hasanaj, 74 vjeç, të cilët po udhëtonin me automjetin tip “Skoda”, në pronësi të Bashkisë Malësi e Madhe.
Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Livadhe, kanë gjetur motomjetin pa targa, një skafandër dhe sende të tjera që ishin përdorur nga autori i ngjarjes.
Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të DVP Shkodër po vijojnë punën për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarjeje.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja e më shumë se një personi” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.