Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

BE-ja diskuton për dialogun Kosovë-Serbi

10:33 | 12/10/2020
in Rajoni, Të Gjitha
Komisioni Europian pritet të investojë 20 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të mblidhen më 12 tetor për të diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi, sanksionet e mundshme ndaj Rusisë për rolin e saj të pretenduar në helmimin e politikanit të opozitës, Aleksei Navalny dhe situatën në Bjellorusi.

I dërguar i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak do t’u raportojë ministrave të vendeve anëtare për rrjedhën e dialogut dhe problemet, në të cilat ka hasur deri më tani.

Ndërsa, në lidhje me helmimin e Navalnyt, Franca dhe Gjermania javën e kaluar paraqitën propozime për të vendosur sanksionet ndaj individëve rusë, përgjegjës për helmimin e tij dhe ndaj një njësie të përfshirë në programin që prodhon një agjent nervor nga grupi Noviçok.

Propozimi i sanksioneve erdhi pasi Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), më 6 tetor, konfirmoi gjetjet e laboratorëve të specializuar në Gjermani, Francë dhe Suedi se Navalny ishte helmuar me agjentin nervor nga grupi Noviçok.

Gjermania dhe Franca akuzuan Rusinë për dështim në hetimin e plotë të rrethanave të helmimit të Navalnyt.

“Në këtë kontekst, ne konsiderojmë se nuk ka asnjë shpjegim tjetër të arsyeshëm për helmimin e Navalnyt, përveç një përfshirje dhe përgjegjësie ruse”, thanë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe homologu i tij, Jean-Yves Le Drian, në një deklaratë të përbashkët më 7 tetor.

Është e paqartë nëse ministrat e jashtëm të BE-së do të bien dakord mbi sanksionet në këtë takim apo do ta shtyjnë vendimin për një datë të mëvonshme.

Navalny është sëmurë në një fluturim nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe ka kaluar gati tri javë në gjendje kome.

Dy ditë më vonë, ai është transferuar në spitalin Charite të Berlinit, ku mjekët kanë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok në trupin e tij.

Ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë gjithashtu përgjigjen e bllokut ndaj zhvillimeve në Bjellorusi, duke përfshirë sanksionet e mundshme ndaj Alyaksandr Lukashenkas dhe individëve të tjerë.

Më parë në tetor, BE-ja sanksionoi 40 zyrtarë të Bjellorusisë për rolin e tyre në një shtypje brutale të protestuesve dhe opozitës si dhe mashtrimeve gjatë zgjedhjeve të 9 gushtit.

Lukashenka nuk është në listën e sanksioneve, por diplomatët e BE kanë thënë se ai mund të shtohet më vonë./REL/

Tags: bedialogu Kosove-Serbidiskutim

TË LIDHURA

Fabrika e madhe e çokollatës mbyllet për shkak të shpërthimit të salmonelës
Bota

Fabrika e madhe e çokollatës mbyllet për shkak të shpërthimit të salmonelës

15:45 | 02/07/2022
Greqia dhe Turqia: turizmi në vend të konfrontimit
Bota

Greqia dhe Turqia: turizmi në vend të konfrontimit

15:22 | 02/07/2022
Pelegrinët myslimanë dynden në Mekë për Haxhin e parë pas pandemisë
Bota

Pelegrinët myslimanë dynden në Mekë për Haxhin e parë pas pandemisë

14:55 | 02/07/2022
Next Post
Katër ekipe me 4 pikë, grupi i Shqipërisë udhëhiqet nga Kazakistani

Katër ekipe me 4 pikë, grupi i Shqipërisë udhëhiqet nga Kazakistani

Pjesë e trupës gjykuese me Mimoza Margjekën, shkarkohet gjyqtarja e Korçës Etleva Temo

Pjesë e trupës gjykuese me Mimoza Margjekën, shkarkohet gjyqtarja e Korçës Etleva Temo

Meta thirrje të fortë shqiptarëve: Zgjohuni, jemi të rrezikuar

Meta: Shqiptarët kanë parlament monist, vendi drejtohet nga një regjim autokratik

JU REKOMANDJOMË

Sulmi ndaj Kapitolit/ Raporti: Dështim me sigurinë dhe informacionet e zbulimit

Sulmi ndaj Kapitolit/ Raporti: Dështim me sigurinë dhe informacionet e zbulimit

1 vit ago
Bylykbashi:Dje u varrosën listat e KLP dhe KLGJ, PD s’bëhet palë e farsës

Bylykbashi:Dje u varrosën listat e KLP dhe KLGJ, PD s’bëhet palë e farsës

4 vjet ago
Sergej Aleshkov, ushtari 6-vjeçar që mori pjesë në Betejën e Stalingradit

Sergej Aleshkov, ushtari 6-vjeçar që mori pjesë në Betejën e Stalingradit

1 vit ago
Vjena shtrëngon masat për të pavaksinuarit

Vjena shtrëngon masat për të pavaksinuarit

8 muaj ago




TË FUNDIT

Fabrika e madhe e çokollatës mbyllet për shkak të shpërthimit të salmonelës
Bota

Fabrika e madhe e çokollatës mbyllet për shkak të shpërthimit të salmonelës

by Mar Si
15:45 | 02/07/2022
0

Një fabrikë çokollate në Belgjikë ka mbyllur përkohësisht dyert e saj, pasi zbuloi salmonelën në një grup...

Greqia dhe Turqia: turizmi në vend të konfrontimit

Greqia dhe Turqia: turizmi në vend të konfrontimit

15:22 | 02/07/2022
Pelegrinët myslimanë dynden në Mekë për Haxhin e parë pas pandemisë

Pelegrinët myslimanë dynden në Mekë për Haxhin e parë pas pandemisë

14:55 | 02/07/2022
Energjia/ Paguan më shumë kush konsumon mbi 800 kilovat/orë

Energjia/ Paguan më shumë kush konsumon mbi 800 kilovat/orë

14:33 | 02/07/2022
Kosova synon Kartonin e Gjelbër përmes një shteti tjetër

Kosova synon Kartonin e Gjelbër përmes një shteti tjetër

14:18 | 02/07/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com