Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Atentat i dytë në harkun kohor të dy viteve, zbulohet e shkuara e errët e 27-vjeçarit në Vlorë

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Atentat i dytë në harkun kohor të dy viteve, zbulohet e shkuara e errët e 27-vjeçarit në Vlorë

Vlora u trondit dje nga një përplasje me armë zjarri mes grupeve kriminale që veprojnë në këtë qytet. Një atentat u shënua rreth orës 11:00 në qytetin bregdetar, në një zonë mjaft të populluar siç është shëtitorja e Lungomares. Objektivi i këtij atentati i shpëtoi plumbave, ndërsa nga të shtënat mori një plumb në këmbë një qytetar, i cili ishte duke pirë kafe në një lokal në këtë zonë.

Shënjestra e atentatit

Shënjestër e atentatit ishte Inez Hajrulla, një emër i njohur për policinë e Vlorës. Ai u sulmua në zonën e Lungomares, pranë një kompleksi që është në pronësi të Edison Harizajt, i ashtuquajtur “kumbari” ose “faqedjeguri”, i vrarë disa muaj më parë në Durrës.

Përplasje e armatosur mes dy grupeve

E gjithë dinamika u zhvillua në një përplasje të armatosur mes dy grupeve që lëviznin në Lungomare, në dy automjete të ndryshme, njëri prej të cilëve Land Rover, që nga hetimet rezultoi të ishte me targa të vjedhura. Nga të dyja makinat ka pasur shkëmbim zjarri teksa ecnin pranë njëra-tjetrës. Por nga sa rrëfejnë dëshmitarët, në një moment fuoristrada është ndalur dhe nga automjeti tjetër ku dyshohet të ketë qenë Inez Hajrulla, kanë zbritur në këmbë dy persona, së bashku me shënjestrën e atentatit dhe kanë nisur të qëllojnë ndaj kundërshtarëve. Teksa të gjithë shpëtuan pa lëndime, një qytetar krejt i rastësishëm, pa lidhje me ngjarjen, mbeti i plagosur. 58-vjeçari Dajko Cenodemaj, punonjës në Bashkinë e Vlorës, ishte duke pirë kafe me miqtë në lokalin pranë përplasjes së armatosur. Ai mori një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmia e 58-vjeçarit

“Po pija kafe me tre shokë. Dëgjuam të shtënat përballë nesh. Ne thamë se ishin fishekzjarrë, por më pas pamë që po qëlloheshin nga të dyja krahët. Edhe nga fuoristrada, edhe ata të tjerët, pastaj po vinin edhe në këmbë disa djem. U futëm të gjithë brenda. Kur u futëm brenda pash gjakun që po më rridhte nga këmbët, aty shoh që kisha marrë plumb në këmbë. Më mori një shok me makinë, me solli në spital”, u shpreh Dajko Cenodemaj pasi mori ndihmën e parë mjekësore.

Kush është objektivi i atentatit

Inez Hajrulla, objektivi i atentatit të djeshëm në Vlorë, është një personazh i njohur për policinë dhe drejtësinë. Ky është atentati i dytë që i bëhet atij në harkun kohor të dy viteve. Në nëntor të 2017 mjeti me të cilin ai po udhëtonte u hodh në erë, e për pasojë Hajrulla mbeti i plagosur rëndë duke humbur një nga këmbët. Por pas ekzaminimit të makinës së shpërthyer me 300 gr tritol, policia arriti të gjejë edhe një pistoletë të markës “Glock”, me 17 fishekë.

Arma ishte futur në një çantë e cila mbahej nga Hajrulla. Ndaj tij u ngrit akuza e armëmbajtjes pa leje. Hetimet për atentatin në atë kohë u përqendruan në mundësinë e përfshirjes së tij në aktivitete të paligjshme. Burimet thanë se shkak për atentatin mund të jetë bërë një mosmarrëveshje me një grup tjetër pas humbjes së një ngarkese me hashash në Itali. Hetuesit po përpiqen të shkëmbejnë informacione me shërbimet policore të vendeve partnere, kryesisht në Itali. Në këtë vend po hetohet nëse Hajrulla apo të afërm të tij, mund të kenë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale.

Tags: Edison HarizajtInez Hajrullavlore

TË LIDHURA

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime
Politikë

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

19:23 | 25/10/2025
Next Post
Për ata që kanë zgjedhur dhunën më 11 Maj!

Për ata që kanë zgjedhur dhunën më 11 Maj!

Banesa e pajisur me 8 kamera sigurie, hajdutët i nxijnë syrin mjekut dhe i vjedhin 12 milionë lekë

Banesa e pajisur me 8 kamera sigurie, hajdutët i nxijnë syrin mjekut dhe i vjedhin 12 milionë lekë

Policia blindon institucionet për protestën e opozitës, dyshime për skenarë dhune

Policia blindon institucionet për protestën e opozitës, dyshime për skenarë dhune







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com