Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Atalanta turpëron Interin, Djimsiti ‘fik’ Icardin dhe shënon gol (Video)

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Atalanta turpëron Interin, Djimsiti ‘fik’ Icardin dhe shënon gol (Video)

Pas shtatë fitoresh rresht Interi është turpëruar me rezultatin e thellë 4-1 nga Atalanta. Protagonist në këtë sfidë ka qenë edhe shqiptari, Berat Djimsiti, i cili ka shënuar golin e parë në Serie A. Ai ka arritur të limitojë Icardi-n dhe ka shënuar golin e tretë të vendasve.

Goli që ka zhbllokuar takimin ka ardhur në minutën e 9-të dhe është realizuar nga Hateboer, i cili ka dërguar topin në rrjetë duke përfituar nga një pozicionim i gabuar i mbrojtjes mike. Po të mos kishte qenë për pritjet spektakolare të Handanovic dhe gabimeve të vendasve, Inter do ta kishte mbyllur pjesën e parë me një disavantazh më të thellë.

Gjithsesi, miqtë kanë reaguar menjëherë në pjesën e dytë duke shënuar golin e barazimit me Mauro Icardi-n, i cili ka arritur të mundë Berishën nga pika e bardhë e penalltisë, të fituar pas një prekje të topit me dorë të mbrojtësit Mancini. Ky i fundit e ka shlyer gabimin e tij në të 62-ën, duke mposhtur Handanovic me një goditje të fortë me kokë.

“Isha 16 vjeç dhe luaja te të rinjtë e Fiorentina-s, por bëra një tatuazh të numrit 23 në nder të Marco Materazzi-t. Ai ka qenë idhulli im në futboll”. Kjo ka qenë deklarata e bërë nga Gianluca Mancini, mbrojtësit 22-vjeçar të Atalanta-s për “Gazzetta dello Sport”, një ditë para ndeshjes me Inter-in.

Atalanta ka siguruar fitoren dy minuta para fundit me golin e realizuar nga mbrojtësi shqiptar Berat Djimsiti, i cili, ashtu si Mancini, ka mposhtur numrin një të zikaltërve me një goditje me kokë. Miqtë kanë mbetur me 10 lojtarë në minutën e 92-të pas kartonit të kuq të marrë nga Brozovic, ndërsa në të 94-ën ka ardhur edhe goli i katërt i vendasve, i realizuar nga Gomez.

Falë këtyre tri pikëve, bergamaskët janë ngjitur përkohësisht në vendin e gjashtë të renditjes. Inter, nga ana tjetër, mbetet në vendin e tretë me 25 pikë.

Tags: AtalantaDjimsitigolIcardinInterinshënonVideo

TË LIDHURA

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”
Aktualitet

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”

11:19 | 11/12/2025
Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore
Sport

Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore

14:55 | 09/12/2025
Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit
Sport

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit

19:32 | 08/12/2025
Next Post
Video/Dëmtimi i tmerrshëm që detyroi boksierin të hiqte dorë nga titulli

Video/Dëmtimi i tmerrshëm që detyroi boksierin të hiqte dorë nga titulli

Meta i ‘kreh bishtin’ Macronit, vlerëson rolin e francezit për…

Meta i ‘kreh bishtin’ Macronit, vlerëson rolin e francezit për...

Video/Ukrainasi mposht me “KO” Tony Bellew para fansave të tij, britaniku…

Video/Ukrainasi mposht me “KO” Tony Bellew para fansave të tij, britaniku...







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com