Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Video/Ukrainasi mposht me “KO” Tony Bellew para fansave të tij, britaniku…

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Përballja e madhe e mbrëmjes së shtunë në “Manchester Arena” ka përfunduar në raundin e tetë me një “KO”. Ishte Tony Bellew ai që ra në tapet, ndërsa boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk nisi festën pasi mbronte titujt kampion bote në peshën “cruiserweight”.

Një sfidë që pothuajse në të gjitha raundet u dominua nga ukrainasi i pamposhtur, që në këtë përballje korri triumfin e 16-të në karrierën e tij, ku nuk ka asnjë humbje. Ndërsa për Bellew, ish-kampion i këtij Divizioni, që rikthehej në këtë peshë pas disa vitesh, kjo është humbja e tretë në karrierë, ku numëron edhe 30 fitore e një duel pa rezultat.

Dueli ishte në përgjithësi nën komandën e Usyk, që në raundin e tetë i dha fillimisht një të djathtë e më pas një të majtë të fortë në fytyrë boksierit britanik, duke e hedhur Bellew në tapet, i gjakosur në hundë.

Gjyqtari ndali duelin, duke parë që Bellew nuk mund të vijonte më edhe pse britaniku duelonte para fansave të tij, gjë që nuk mjaftoi. Bellew në të gjitha raunde ishte në vështirësi, reagonte me vonesë dhe shpesh mbështetej pas litarëve për të evituar kontaktin me Usyk, që ishte ndjeshëm, më superior në ring, duke e merituar fitoren.

Në moshën 35-vjeçare, me 30 fitore, 3 humbje e 1 duel pa rezultat, Bellew ka konfirmuar para fansave të tij në Manchester, ku zhvilloi duelin e djeshëm, se për të ka ardhur fundi. “Ky sport ka ndryshuar shumë, ndaj për mua ky është fundi”, tha Bellew.

"I have won. I sit here as a loser, heartbroken, but I have won in life."

Tony Bellew was in tears as he announced his retirement from boxing https://t.co/8Is2zhkTJd pic.twitter.com/MbFVakis4I

— BBC Sport (@BBCSport) November 11, 2018

“Bëra maksimumin në ring ndaj Usyk, por ai mbetet një boksier i jashtëzakonshëm, që meriton gjithçka, të gjithë titujt në botë. Është një boksier elite. Unë jam një boksier klasi, por diferencat mes nesh ishin të mëdha ndaj dhe ai e meritoi fitoren. Kushdo që do të përballet me të do të ketë probleme në ring. Vetëm më i miri dhe një gjigant mund të gjejë një mënyrë për ta mundur. Unë po tërhiqem me kokën lart”, tha Bellew.

Tags: britanikufansavemposhtparaTony BellewUkrainasiVideo

TË LIDHURA

Sport

Messi drejt rikthimit? Të rejat e fundit për gjendjen e yllit argjentinas para Botërorit

17:12 | 06/06/2026
Sport

Pas Tares, tjetër goditje për Milanin: Tronditet edhe kapiteni

16:26 | 06/06/2026
Sport

“Më erdhi keq, Leaon e dua shumë”, Bartezagi: Alegrit i uroj më të mirën

21:18 | 05/06/2026
Next Post

Prodhonte lëndë eksplozive, pranga 31-vjeçarit

Dy supergola nga Salah dhe Shaqiri ngjisin Liverpool në vendin e parë (Video)

Debati për sheshin “Shqiponja”, Rama i përgjigjet Bashës: Artist, shiko veten!







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës! Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

by mirseda
17:55 | 06/06/2026
0

Vala e protestave të diasporës shqiptare kundër qeverisë ka kaluar oqeanin, duke u zhvendosur edhe në Shtetet...

Dasma e Dua Lipës ndez zemërim në Siçili, banorët protestojnë

17:41 | 06/06/2026

“Më kapën prej krahu”/ E reja rrëfen çfarë ndodhi në takimin e Ramës në Vlorë

17:37 | 06/06/2026

Protesta rikthehet në Zvërnec, qindra qytetarë nga Vlora dhe rrethet vijojnë qëndresën

17:21 | 06/06/2026

Messi drejt rikthimit? Të rejat e fundit për gjendjen e yllit argjentinas para Botërorit

17:12 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com