Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Astrit Patozi në “limitet e fundit”: Mbamëni, se do të vras veten!

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Astrit Patozi në “limitet e fundit”: Mbamëni, se do të vras veten!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka shpalosur një analizë në lidhje përfaqësimin e Partisë Demokratike gjatë vitit që po lëmë pas. Patozi nënvizoi se në fund të viti 2017, PD ka bilancin më të keq që nga krijimi i saj, ndërsa thekson se e keqja më e madhe akoma nuk ka ardhur.

“Në fund të vitit 2017, Partia Demokratike ka bilancin më të keq të gjithë historisë së vet politike, dhe më e keqja nuk duket se ka mbërritur akoma. Kjo nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me numrat e rrëgjuar në parlament, ndonëse edhe ata ulërasin fort. Dhe, natyrisht, janë refleksi më i drejtpërdrejtë i thellimit të humbjeve dhe i diferencës me qeverinë”-shkruan Patozi në Facebook.

Patozi shkruan se harrojeni marrëveshjet e 25 qershorit, harrojeni deklarata e zjarrta në çadrën e lirisë, ëndrrën e vjetër të Republikës së Re. Ndërsa thotë se skenarët e fundit nuk janë as më shumë dhe as më pak, por vetëm një strategji dëshpëruese, duke u rikthyer andej nga kanë ardhur me kokë ulur.Statusi i plotë i Astrit Patozit në Faceook

 MBAMËNI, SE DO TË VRAS VETEN! (Në vend të një bilanci të shkurtër për vitin më të keq të Partisë Demokratike)

Nuk është ashtu siç duket, është edhe më keq se aq. Kjo fjali më erdhi ndër mend, teksa po përpiqesha të bëja një përmbledhje të shkurtër për rolin dhe peshën e opozitës së Lulzim Bashës gjatë vitit, që po lëmë pas.
Të gjitha partitë kanë ulje-ngritjet e tyre gjatë jetës së vet dhe nga kjo ligjësi nuk bën përjashtim Partia Demokratike. E ka gabim kush mendon se halli i saj i sotëm është se gjendet në opozitë, sepse rotacioni në demokraci është normalitet.
Në fund të vitit 2017, Partia Demokratike ka bilancin më të keq të gjithë historisë së vet politike, dhe më e keqja nuk duket se ka mbërritur akoma. Kjo nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me numrat e rrëgjuar në parlament, ndonëse edhe ata ulërasin fort. Dhe, natyrisht, janë refleksi më i drejtpërdrejtë i thellimit të humbjeve dhe i diferencës me qeverinë.
Më shumë se kaq, ajo ndodhet në një krizë shumëplanëshe përfaqësimi, besimi, por mbi të gjitha morali, për shkak të drejtimit të gabuar, që ka ardhur duke u përkeqësuar në vitet e fundit.
Nuk po zgjatem me analizën e fakteve dhe pasojave të rënda mbi demokratët shqiptarë dhe po i qëndroj premtimit për ta përmbledhur me pak fjalë përfundimin tim.
Harrojini deklaratat e zjarrta në çadrën e lirisë, ëndrrën e “vjetër” për Republikën e Re, marrëveshjen e papritur të “qepallimit”, fushatën e lirë në miell dhe të shtrenjtë në krrunde (Luftë e egër me LSI, paqe me PS), humbjen katastrofike në zgjedhje, rënien e 3 “dëshmorëve” deputetë në seancën e parë, kur votohej Gramoz Ruçi, betimet solemne se Fatmir Xhafa apo prokurorja e re do të kalonin vetëm mbi trupat tanë, e plot të tjera materiale humori si këto.
Zëreni se nuk kanë ndodhur fare dhe ndaluni vetëm një moment për të kujtuar se çfarë e bashkon Lulzim Bashën e përpara zgjedhjeve me atë të pas 25 qershorit. Dhe do të shihni që Partisë Demokratike, që drejtohet prej tij, i ka mbetur vetëm një instrument për të marrë vëmendje dhe për të vënë në vështirësi kundërshtarët e vet. Ndoshta, edhe për të bindur popullin se ka të drejtë.
Bojkoti i zgjedhjeve në verë dhe djegia e mandateve në dimër, që janë pak a shumë e njëjta gjë, pasi ndryshon vetëm forma.
Dhe sot, për fat të keq, ajo ngjason fiks me ata njerëz të dëshpëruar, që ngjiten mbi vinça apo mbi taracat e pallatave të larta dhe kërcënojnë se do të hidhen.
Zakonisht, ata nuk e çojnë aventurën deri në fund, pavarësisht arsyeve dhe motiveve të ndryshme. 
Dhe i sheh të kthehen nga kanë ardhur kokëvarur, sepse, jo vetëm nuk e kanë zgjidhur hallin, por kanë humbur edhe më shumë, sepse tashmë janë edhe të depersonalizuar. Por mbi të gjitha, se nuk mund të ngjiten më aty ku ishin.

Tags: Analizeastrit patozihumbjembameniPDvetenvras

TË LIDHURA

Dëbora arrin në 20 cm në fshatin Rovje të Gramshit, kalohet vetëm me zinxhirë
Aktualitet

Dëbora arrin në 20 cm në fshatin Rovje të Gramshit, kalohet vetëm me zinxhirë

19:20 | 17/02/2026
18 vjet Kosovë e pavarur/ Salianji: Pavarësia ndriçon përjetësisht për shqiptarët kudo në botë
Politikë

18 vjet Kosovë e pavarur/ Salianji: Pavarësia ndriçon përjetësisht për shqiptarët kudo në botë

18:17 | 17/02/2026
“Lufta s’njolloset”/ Lapaj në marshim: Ish-krerët e UÇK-së të lirohen
Aktualitet

“Lufta s’njolloset”/ Lapaj në marshim: Ish-krerët e UÇK-së të lirohen

17:54 | 17/02/2026
Next Post
Kosova i dhuron 30 mijë euro Majlinda Kelmendit për Lojërat Olimpike

Kosova i dhuron 30 mijë euro Majlinda Kelmendit për Lojërat Olimpike

Lingard shpëton United nga turpi, Chelsea kalon pa problem Brighton

Lingard shpëton United nga turpi, Chelsea kalon pa problem Brighton

Festat/Ministrja Manastirliu: Shërbim mjekësor 24 orë, stafi do jetë në këmbë!

Festat/Ministrja Manastirliu: Shërbim mjekësor 24 orë, stafi do jetë në këmbë!







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen
Showbizz

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

by mirseda
20:35 | 17/02/2026
0

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, një moment emocionues është regjistruar brenda shtëpisë se Big Brother VIP...

Një takim emocionues pas shumë vitesh mes vëllezërve, çfarë pritet të ndodhë sonte në BBVA

Një takim emocionues pas shumë vitesh mes vëllezërve, çfarë pritet të ndodhë sonte në BBVA

19:45 | 17/02/2026
Pas operacionit në tru, Dajana Kalo flet për herë të parë me ndjekësit

Pas operacionit në tru, Dajana Kalo flet për herë të parë me ndjekësit

19:30 | 17/02/2026
Dëbora arrin në 20 cm në fshatin Rovje të Gramshit, kalohet vetëm me zinxhirë

Dëbora arrin në 20 cm në fshatin Rovje të Gramshit, kalohet vetëm me zinxhirë

19:20 | 17/02/2026
Përshëndeti miqtë e saj në ekran, reagon e prekur bashkëshortja e Artan Kolës

Përshëndeti miqtë e saj në ekran, reagon e prekur bashkëshortja e Artan Kolës

18:36 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com