Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka një këshillë për “çunat dhe gocat e PD-së” ashtu siç i quan ai.
Ai u bën thirrje “ta marrin më qetë” kur u kërkojnë kryeministrit Edi Rama të kthejë mbrapsht marrëveshjen me Ilirin për reformën territoriale.
“Jo se ajo ishte e mirë, por kam frikë se do të nxehet Monika dhe do të thotë që ishte më e keqe ajo e Lulit me Edin me 18 maj, kundër LSI-së,” shkruan më tej Patozi.
MERRENI ME TË QETË…
Merreni me të qetë, çuna dhe goca të PD-së, kur i thoni Edit të kthejë mbrapsht marrëveshjen me Ilirin për reformën territoriale, sepse ishte kundër Lulit!
Jo se ajo ishte e mirë, por kam frikë se do të nxehet Monika dhe do të thotë që ishte më e keqe ajo e Lulit me Edin me 18 maj, kundër LSI-së.