Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Astrit Patozi: Çfarë e shtyu Metën për të anuluar zgjedhjet

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ankimohet partia aleate e PD-së: Të çregjistrohet Bindja Demokratike

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar vendimin e presidentit Meta për ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve. Patozi e konsideroi këtë veprim si një akt politik që nuk ka lidhje me Kushtetutën.

Sipas tij, ky vendim i papritur erdhi menjëherë pas deklaratës së Palmer, për të cilën shton se i ndryshoi monotoninë dhe zgjoi reagimin radikal të Metës.

Për Patozin, kjo është një arsye më tepër pse shqiptarët duhet të shkojnë në zgjedhje vendore dhe të votojnë në 30 qershor.

Postimi i plotë:

BINDJA DEMOKRATIKE është shprehur që në ditën e parë të themelimit të saj se nuk e ka shqetësim fare datën e zgjedhjeve, sepse ajo do të merrte pjesë në to, kurdo që ato të mbaheshin. Për ne ka pasur më tepër rëndësi procesi, i cili duhet të ishte brenda standarteve të OSBE/ODIHR-it, se sa rezultati i partisë në ato zgjedhje.
Dëshira jonë e fortë ka qenë që në këto zgjedhje të merrnin pjesë të gjitha forcat politike të vendit dhe pas përfundimit të tyre mundësisht të gjitha ta pranonin rezultatin, që Shqipëria të kthehej më në fund në një vend normal.
Thënë këto, ne nuk mund të qëndronim indiferentë dhe të bënim si të painteresuar ndaj një realiteti të ri që është krijuar artifiacialisht në Shqipëri. E kam fjalën, për lajmërimin e Presidentit të Republikës se ka ndërmend të ndryshojë me dekret datën e zgjedhjeve vendore.
Si njëra nga forcat politike pjesmarrëse në garën e 30 qershorit, ne mendojmë se këtu nuk kemi të bëjmë fare me një debat kushtetues. Po të kishte pasur të tillë, Presidenti i Republikës, me shumë gjasa, do ta kishte ezauruar atë përpara se të binte gongu i fushatës dhe jo tani që jemi gati në mesin e saj.
Sepse ne besojmë që zgjedhjet janë një çështje shumë e rëndësishme dhe serioze dhe se ato nuk mund të trajtohen si shaka. Ti nuk mund t’u thuash sot miliona shqiptarëve, që janë përfshirë në këto zgjedhje, qoftë edhe duke parë në televior fushatat e partive garuese, se loja duhet të anullohet. Sepse, kjo do të ishte shumë e tëndë. Unë besoj se një gjë e tillë shkon kundër kushtetutës, kundër precedentit, por edhe kundër logjikës më minimale.
Ndaj edhe nuk shikoj asnjë arsye pse të presim të hënën që të njihemi me argumentet kushtetuese të Presidentit, për shkak se kjo është një çështje thellësisht politike. Dhe mjafton një analizë e thjeshtë për këtë.
Dje në Tiranë nuk kishte asgjë të re nga palët ndërluftuese të politikës sonë të vjetër. Edi Rama ishte në fushatë, ndërsa Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, në protestë. Pra të gjithë në llogoret e tyre të kahershme, një pozicion që e mbajnë njësoj prej pothuajse katër muajsh.
E vetmja e re dje për politikën në Shqipëri ishte intervista e zotit Palmer nga Uashingtoni, e cila me sa duket prishi qetësinë dhe zgjoi reagimin radikal të Presidentit.
Ndaj unë gjykoj, se kjo është një arsye më shumë, se përse shqiptarët duhet të shkojnë në zgjedhje dhe të votojnë më 30 qershor.

Tags: astrit patoziilir metaZgjedhjet

TË LIDHURA

Elbasan/ Policia godet rrjetin e fajdeve, ndalohen dy huadhënës që kërcënonin qytetarët
Aktualitet

Elbasan/ Policia godet rrjetin e fajdeve, ndalohen dy huadhënës që kërcënonin qytetarët

11:27 | 14/11/2025
Mbyllet burgu i Bënçës/ Rreth 100 punonjës mbeten pa punë
Aktualitet

Mbyllet burgu i Bënçës/ Rreth 100 punonjës mbeten pa punë

11:15 | 14/11/2025
Haaretz: Shqipëria do të marrë artileri të avancuar dhe dronë nga Izraeli
Politikë

Haaretz: Shqipëria do të marrë artileri të avancuar dhe dronë nga Izraeli

11:01 | 14/11/2025
Next Post
Meta do japë dorëheqjen? Zbardhen prapaskenat se çfarë do ti propozojë presidenti-Ramës

Zgjedhjet/ Çfarë shkruajnë mediat greke për vendimin e papritur të Metës

“Nuk po shtyjmë një dasmë, por…”/ Rama sulmon Metën: Duhet të largohet nga zyra

Rama fushatë në Dibër, dikush i thërret “Rama ik”. Si ia kthen kryeministri (Video)

Veliaj: Basha nuk bëhet më, po e mbajnë me shiringa dhe pilula

Veliaj: Basha nuk bëhet më, po e mbajnë me shiringa dhe pilula







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Elbasan/ Policia godet rrjetin e fajdeve, ndalohen dy huadhënës që kërcënonin qytetarët
Aktualitet

Elbasan/ Policia godet rrjetin e fajdeve, ndalohen dy huadhënës që kërcënonin qytetarët

by mirseda
11:27 | 14/11/2025
0

Policia e Elbasanit ka finalizuar një operacion të posaçëm pas një sërë denoncimesh të bëra nga qytetarë...

Mbyllet burgu i Bënçës/ Rreth 100 punonjës mbeten pa punë

Mbyllet burgu i Bënçës/ Rreth 100 punonjës mbeten pa punë

11:15 | 14/11/2025
Haaretz: Shqipëria do të marrë artileri të avancuar dhe dronë nga Izraeli

Haaretz: Shqipëria do të marrë artileri të avancuar dhe dronë nga Izraeli

11:01 | 14/11/2025
Padia e Berishës në Gjykatën Kushtetuese, caktohet data kur do të zhvillohet seanca

SPAK fletëthirrje në tre adresa për Berishën, a do të paraqitet ai për “21 janarin”?

10:39 | 14/11/2025
Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 16vjeçari, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq profesorin italian

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 16vjeçari, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq profesorin italian

10:15 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com