Në daljet e fundit publike, kancelarja gjermane Anglea Merkel është shfaqur në gjendje jo të mirë shëndetësore. Dridhjet në mënyrë të pakontrolluar dhe mosmabajtja e ekuilibrit kanë shqetësuar mbarë vendin. Shfaqja e këtyre efekteve kanë nxitur mediat gjermane të shkruajnë dhe të ngernë dyshime nëse Merkel është e sëmurë rëndë.
Media gjermane “androidkosmos.de” shkruan se kancelarja nuk ka zhvilluar asnjë takim që nga 13 dhjetori. Një veprim i tillë shton dyshimet se ajo mund të jetë e sëmurë. Ndërsa e cilësoi anulimin e takimeve nga ana e kancelares – një gjë të rrallë. Për ta përforcuar këtë, risolli në vëmendje vdekjen e nënës së saj, Herlind Kasner, ku Merkel zgjodhi të mos bënte asnjë ditë pushim, por vijoi punën.
“Duket qartë se nuk mund të ketë një Krishtlindje të qetë për Angela Merkel, me një takim të anuluar që ndjek tjetrin. Kur i hedh një sy kalendarit të saj të takimeve të punës të publikuara online, habitesh se në çfarë gjendje kalendari ndodhet. Shumë pak takime pune dhe nga 13 dhjetori as edhe një takim i vetëm. As edhe një pjesëmarrje në ndonjë mbledhje. Duket që Merkel i ka anuluar të gjitha takimet e saj të punës, po cila është arsyeja, a duhet të shqetësohemi për kancelaren?
Tani që të gjitha takimet janë anuluar, mos bëhet fjalë për ndonjë arsye të keqe? Mos janë harxhuar rezervat e fuqisë së Kancelares? Mos trupi i saj po e detyron të bëjë një pushim, duke i anuluar takimet. Ndoshta i ka anuluar angazhimet e saj zyrtare në mënyrë që të zhvillojë takimet sekrete, për të cilat publiku nuk ka pse ti marrë vesh?
Një vizitë te mjeku për shembull, me qëllim kurimin e dridhjeve të përsëritura së fundmi? Zyrtarisht, ne ndoshta nuk do të mësojmë asgjë, megjithatë shpresojmë se nuk është asgjë serioze”, shkruhet në artikull.