Një qen i tërbuar i cili tashmë është asgjësuar, mbante të bllokuar prej ditësh një familje në shtëpi. Pak ditë më parë, qeni kishte kafshuar të zotin e shtëpisë në dorë, e për familjarët ishte kthyer në kërcënim serioz.
Familja Ismail Nasufi e cila e kishte në pronësi, qëndronte mbyllur prej mesjavës. Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë sinjalizuar policinë për rrezikun e madh që u kanosej nga qeni i tërbuar. Në një situatë të tillë të pazakontë, të shtunën në mesditë është bërë asgjësimi dhe groposja e qenit të tërbuar.
Pas asgjësimit me komision, është bërë groposja e tij si dhe janë bërë analizat e gjakut dhe dezinfektimi i zonës së infektuar prej qenit të tërbuar. Në Bashkinë e Elbasanit, gjatë këtij viti janë regjistruar disa incidente të rënda nga qentë e rrugës, por edhe qentë e shtëpisë.