Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

As opozita, as qeveria nuk është ajo e 25 qershorit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
As opozita, as qeveria nuk është ajo e 25 qershorit

Nga: Ervis Iljazaj

Vullneti i sovranit të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017 tashmë është zhbërë në mënyrë të plotë. Asnjë shenjë e tij nuk gjendet sot në sistemin politik shqiptar dhe si pasojë e kësaj kemi një ngërç total institucional dhe ky është shkaku bazë i momentit të vështirë politik që po kalon Shqipëria.

Nuk do të ketë zgjidhje të ngërçit të momentit nëse nuk rithemelohet edhe njëherë nga e para vullneti i qytetarëve shqiptarë, duke rindërtuar përfaqësimin politik që është vënë shumë në diskutim.

Në këtë kuptim, as opozita e sotme nuk është ajo e 25 qershorit dhe as përbërja e Këshillit të Ministrave. I vetmi që ka ngel në raport me zgjedhjet e 25 qershorit është kryeministri Edi Rama. Dhe këtë gjë e tregon me veprime dhe me komunikim politik çdo ditë e më shumë. Edi Rama e di mjaft mirë se shenjtat e 25 qershorit nuk gjenden më në sistemin politik të momentit dhe për këtë arsye ka hequr çdo institucion të ndërmjetëm midis tij dhe popullit duke krijuar një raport direkt me të. E gjitha kjo filozofi politike pas 25 qershorit mund të jetë legale, por në të njëjtën kohë është në kufijtë e uzurpimit të vullnetit të shqiptarëve.

Megjithëse në media është shpikur termi “opozita e re”, ajo e vërteta që ka dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit nuk përfaqësohet sot në Parlamentin shqiptar. Përtej debatit kushtetues të zëvendësimit të mandateve nga emrat e rinj që kanë hyrë tashmë në Parlament, është e qartë se ata nuk kanë asnjë lidhje me 25 qershorin. Në zgjedhjet parlamentare morën pjesë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat vendosën që të lënë mandatet parlamentare. Prandaj, çfarëdo mund të jenë deputetët e rinj, të ligjshëm ose jo, kushtetues ose jo, të moralshëm politikisht ose jo, të sigurt është se ata nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet e 25 qershorit. Nëse duam të flasim për vullnetin e shqiptarëve që u shpreh në ato zgjedhje, përfaqësuesit e asaj dite janë jashtë Parlamentit të Shqipërisë.

Për sa i përket qeverisë, shumica e ministrave të saj po ashtu nuk kanë lidhje me vullnetin e zgjedhjeve dhe me përfaqësimin politik. Shumica prej emrave të rinj të emëruar në dhjetor ishin emra jashtë grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Në këtë kuptim ata nuk janë përfaqësues të asaj force politike, e cila u votua në zgjedhjet e 25 qershorit. Ata janë vetëm përfaqësues të vullnetit personal të kryeministrit Rama. Mirëpo, në Shqipëri qytetarët votojnë për forca politike dhe pushtetin legjislativ dhe jo për kryeministrin, i cili edhe ky del nga Parlamenti. Askush nuk voton për pushtetin legjislativ në Shqipëri dhe për kryeministrin.

Në këtë kuptim, Edi Rama ka bërë një ndarje të plotë nga vullneti i socialistëve, të cilët me ndonjë përjashtim të vogël nuk përfaqësohen në qeverinë e Ramës.

Me opozitën që përfaqëson pak a shumë gjysmën e shqiptarëve që është jashtë Parlamentit, dhe gjysmën tjetër të tyre që nuk përfaqësohen në qeveri, vullneti i 25 qershorit ka ngel tashmë i papërfaqësuar.

Kështu që, problemi politik i Shqipërisë, ai më thelbësori është padyshim vullneti i papërfaqësuar i zgjedhjeve të kaluara. Sigurisht ky vullnet mund të rindërtohet në mënyrë ligjore apo kushtetuese ashtu sikurse po ndodh, por kjo nuk ka të bëjë me demokracinë e vërtetë, nuk ka të bëjë me reflektimin e qytetarëve në institucionet kryesore të Shqipërisë.

Për të gjitha këto arsye, për të zgjidhur ngërçin, duhet të kuptojmë shkakun bazë të tij. Dhe shkaku bazë është mospërfaqësimi i vullnetit të qytetarëve. Në këto raste, zgjidhja duhet të shkojë te shkaku, duke thirrur në kauzë edhe njëherë vullnetin e shqiptarëve dhe duke e ritestuar atë. Sigurisht, kësaj here është rasti më i mirë për të ndërtuar një garë neutrale dhe zgjedhje të lira e të ndershme njëherë e përgjithmonë, pas 30 viteve të rënies së komunizmit. /Gazeta Liberale

Tags: ervis iljazajopozitaQeveriaZgjedhjet

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Terrorizmi, nga rrënjët e lashta tek transformimi për të imponuar ndryshime politike

Terrorizmi, nga rrënjët e lashta tek transformimi për të imponuar ndryshime politike

“Shqipëria do të bëhet”, mblidhen dy ish-presidentët dhe ish-prokurori Hajdari

“Shqipëria do të bëhet”, mblidhen dy ish-presidentët dhe ish-prokurori Hajdari

Makina përplaset me shkëmbin

Makina përplaset me shkëmbin

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025

TË FUNDIT

by mirseda
22:50 | 27/09/2025
0

Sabah Nuzi, i dyshuar si ekzekutor i Klevis Lleshit në vitin 2020, kundrejt shumës prej 50 mijë...

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

22:34 | 27/09/2025
Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

22:14 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025
Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

21:35 | 27/09/2025

Tirana Today

© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com

© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com