Në komunikimin e radhës të Ramës me qytetarët, ai tha se të gjithë jemi të detyruar të qëndrojnë të izoluar, për të mbrojtur veten dhe familjen. Për Ramën, në këtë luftë botërore s’ka ilaç tjetër, vetëm për tu mbyllur brenda.
“Çfarë kërkoni nga unë? Që t’ju them mos dilni, se më e mira do bëhet prapëseprapë?!”, tha Rama, ndërsa shtoi se dhe atij nuk i pëlqenin këto masa shtrënguese, por janë në të mirën tonë.
“E vërteta duket cinike, arrogante për ata që s’duan të kuptojnë”, u shpreh më tej ai, e ndërsa sot iluzionet mund të vrasin njerëzit.
Kryeministri iu drejtua qytetarëve se ndodhemi në luftë, ndërsa ironizoi ata që kritikojnë qeverinë se shqiptarët po vuajnë për bukën e gojës. “Po bëjmë maksimumin brenda mundësive tona”, shtoi më tej Rama.
“Sikur rri në shpellën e ndonjë thesari me florinj, unë iu tremb sepse iu them që të ruheni nga kjo mortje që kërcënon të na grijë si mish qeni. Po pse nuk e shihni ju çfarë po ndodh në Itali? Nuk e shihni si u katandis edhe ushtria amerikane. Nuk e kuptoni ju që në këtë luftë botërore, as Amerika s’ka rrugë tjetër veçse të futemi brenda. Ç’a kërkoni, t’ju tregon përralla? Apo ta shkrij arkën e kësaj shtëpie sot dhe nesër të shoh si do përfundojmë në një gropë më të zezë se viti ’97. E vërteta duket gjithmonë arrogante”.