Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Artan Hoxha zbulon telefonatën që mori nga inspektori i Policisë së Durrësit

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Do të digjet shumë shpejt”, Artan Hoxha: Kam një video për një kryetar Bashkie

Gazetari Artan Hoxha nuk është ndalur me postimet e tij ironizuese në rrjetet sociale, lidhur me operacionet e ndërmarra dy ditët e fundit nga OFL në kuadër të paketës ‘anti-KÇK’. Në komentin e radhës në Facebook, ai bën me dije se çdo gjë është e inskenuar nga kryeministri Rama.

Sipas tij, skenari, regjia, ideja, autorësia, producent dhe realizimi ka qenë nën kujdesin direkt të kryeministrit Rama. E ndërsa sponsorizimi nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Por teksa është kujdesuar për çdo gjë në detaje, Hoxha vë në pah edhe diçka që çalon në këtë muhabet. Gazetari investigativ shkruan se Rama është kujdesur për imazhin e forcave të OFL, por ka gabuar duke zgjedhur aksione në vende ku dihet që nuk pipëtin as miza.

Me tone të larta ironike, ai thotë më tej se ai ishte një objekt që e ka bastisur pak ditë më parë RENEA, FNSH, Policia e Durrësit, madje edhe ekspertët e policisë shkencore. Po sipas tij, regjisori është kujdesur më shumë për imazhin, sesa për qëllimin e vërtetë të aksionit të parë të OFL-së. Madje Hoxha zbulon edhe telefonatën që i ka bërë një inspektor policie në Drejtorinë e Durrësit, i cili i thotë se policia kot që harxhoi karburantin, se atë aksion mund ta bënte edhe ai i vetëm.

Statusi

Meqe Ermal Mamaqi ben filma(i love Tropoja)komedi me dashuri,
Bes Kallaku ben filma(Falco) komedi me skiftera,
edhe kryeministri vendosi te realizoje nje film(OFL Operacioni Forca e Ligjit) te fundit komedi, me bionde me syze, polic me maska, KCK-era…
Skenari, regjia, ideja, autoresia, producent dhe realizimi nen kujdesin direkt te kryeministrit te Shqiperise, sigurisht sponsorizimi me parate e taksapaguesve shqiptare…
Seria e pare: Imazhi fantastik. Kamera shkëlqyeshëm.
Forca speciale OFL te trajnuara per muaj te tere per te luftuar boset e krimit, te veshur me gusto krejt ndryshe nga Policia e Shtetit(forca policore qe siguron rendin dhe jetet tona cdo dite) te armatosur nga koka deri ne kembe me armatim modern, me syze dhe maska bashke.
Trupa qe hapen ne pozicion taktik luftimi, me arme te fjales se fundit ne vije shenimi per te asgjesuar cdo kend brenda gardhit te nje resorti luksoz qe e ka marre vesh edhe cakalli me i fundit ne Myzeqe apo rreqebulli i ngjitur ne bredhin me te larte ne Alpe, se aty prej ditesh jo vetem nuk ndodhet askush, por nuk peptin as miza.
Nje objekt qe e ka bastisur pak dite me pare RENEA, FNSH, Policia e Durresit, madje dhe ekspertet e policise shkencore.
Duket qarte qe regjizori eshte kujdesur me shume per imazhin sesa per qellimin e vertete te aksionit te pare te OFL-se.
Operacion qe duhej te ishte patjeter nje goditje e forte dhe me mesazh te qarte ne luften kunder krimit, qe te ngjallte optimizem dhe besim te publiku.
Minimalisht mund te ishte inskenuar nje aksion bastisje ne baza te supozuara ku dyshohej se fshihej Altin Hajri, truri i grupit me te njejtin emer dhe pronari i resortit luksoz ku u zhduk kufoma e Jan Prenges, i cili eshte ne arrati dhe i pakapur nga drejtesia.
Por ne fakt u be gabimi me i trashe i mundshem.
U perzgjodh si shesh xhirimi nje resort i bastisur deri ne vrimen e miut nga policia dhe i braktisur prej ditesh nga te zotet, qe ne mos jane ne burg, ndodhen ne arrati.
Nje inspektor policie, nga ata qe mbulojne fshatrat ne Drejtorine e Durresit, me telefoni duke me thene:
“Kot e bene gjithe ate berihaje shefat larte, harxhuan gjithe ate karburant, mjete levizese, dislokim trupash dhe ore pune, per nje veprim qe mund te beja vetem une dhe nje oficer OPGJ(oficer i policise gjyqesore)”.
Te presim mos e rregullojne pak doren tek seria e dyte.

Dhe ne fund, suksese dhe respekt per ata djem qe mbajne veshur uniformat e OFL-se. Cdo polic i Republikes se Shqiperise do te donte te ishte i veshur me ate uniforme dhe me ato paisje taktike.
Ata thjeshte bejne detyren, zbatojne urdherin qe u vjen nga larte, dhe kane ne dore vetem performancen ne terren.
Spektakli nuk eshte as ideja dhe as deshira e tyre. Per ate mban pergjegjesi tjeterkush…

Tags: Artan Hoxhaedi ramaofl

TË LIDHURA

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën
Aktualitet

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Vendimi i qeverisë/ Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm
Politikë

Vendimi i qeverisë/ Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm

19:28 | 15/01/2026
Vendimi i Qeverisë, ja kush emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Aktualitet

Vendimi i Qeverisë, ja kush emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

18:27 | 15/01/2026
Next Post
Irani dënon me vdekje spiunin amerikan: Vodhi të dhëna për programin bërthamor

Irani dënon me vdekje spiunin amerikan: Vodhi të dhëna për programin bërthamor

Plagosje me armë zjarri në Elbasan, dyshohet përplasje mes bandave

Përrenjas, gjendet i pajetë 28-vjeçari

Keta: Kandidatët për rektor dhe dekanë në universitete do të kontrollohen

Keta: Kandidatët për rektor dhe dekanë në universitete do të kontrollohen







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët
Showbizz

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët

by mirseda
22:27 | 15/01/2026
0

Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar diten e sotme ne ‘Ftese ne 5’, duke rrëfyer detaje të pathëna...

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

21:22 | 15/01/2026
Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

21:19 | 15/01/2026
SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

20:20 | 15/01/2026
Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com