Pas kërkesës së Ambasadës Amerikane ndaj politikës shqiptare, që t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të zgjidhur ngërçin në Gjykatën Kushtetuese, një tjetër reagim ka pasuar nga gazetari Artan Hoxha.
Gazetari investigativ shprehet se Shqipërisë nuk i bën më derman as Komisioni i Venecias. Ai apelon ndaj Ambasadës Amerikane, që Forcat Operacionale Speciale të SHBA, të bëjnë një operacion spastrimi në godinat që ndodhen përgjatë Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.
“Zgjidhja e vetme referendumi”, Meta “shpërthen” sërish ndaj ndërkombëtarëve
Statusi
Me duket se nuk na ben me derman as Komisioni Venecias???!!!
Por meqe i sollet ata marinsat e Forcave Operacioniale Speciale te Shteteve te Bashkuara te Amerikes para ca ditesh ne Tirane, dhe mesa di vazhdojne te jene duke bere stervitje rrethinave te kryeqytetit, nxirrini te bejne nje operacion spastrimi ne keto godinat anash Bulevardit “Deshmoret e kombit”, se ka per te dale gjithe populli ti mbaje ne krah ne sheshin “Skenderbej”…