Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Artan Fuga: Kemi prekur fundin, mbështes Lulzim Bashën

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Artan Fuga: Kemi prekur fundin, mbështes Lulzim Bashën

Fuga ka reaguar sërish ditën e sotme përsa i përket zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave dhe jo vetëm.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai deklaron se ligjet e shkelura dhe korrupsioni në Akademinë e Shkencave, apo në universitetet dhe institucionet shkencore duhet të marrin fund.

“Ata që kanë shkelur ligjet në Akademinë e Shkencave apo universitete dhe institucione shkencore, kanë bërë korrupsion, të përgjigjen një ditë!”, shkruan akademiku.

Më poshtë ai sqaron se nuk është anëtar i asnjë partie dhe se e vetmja gjë që atij i intereson, është ‘vendosja e një sistemi qeverisjeje ku pushteti të mos abuzohet nga lloj-lloj individësh.’

Fuga deklaron gjithashtu se mbështet deklaratat e Bashës, se në rastin e ardhjes së opozitës në pushtet, nuk do njihen aktet e bëra në Akademinë e Shkencave dhe deklaratat për shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë, të cilin e quan ‘të mbrapshtë’ dhe ‘kriminal’.

Postimi i plotë i Artan Fugës:

Ata që kanë shkelur ligjet në Akademinë e Shkencave apo universitete dhe institucione shkencore, kanë bërë korrupsion, të përgjigjen një ditë !

——————————

Unë nuk jam anëtar i asnjë partie politike. As demokrat dhe as socialist. As nuk kam ndërmend sot të antarësohen në ndonjë nga këto parti!

Mua më intereson qytetari shqiptar, të drejtat dhe mirëqënia e tij.

Mua më intereson dija universitare, vendosja e universiteteve në rruge të drejtë, kërkimi shkencor që e kanë përdhosur, më intereson dija e të rinjve,integrimi i të diplomuarve në tregun e punës, kultura kombëtare, futja e teknologjisë së lartë në Shqipëri.

Mua më intereson të vendoset një sistem qeverisjeje dhe politike në Shqipëri ku pushteti të mos abuzohet nga lloj lloj individësh rastësorë dhe të padenjë! Mua më intereson drejtësia sociale për të majtë e djathtë, a për ata që nuk duan t’ja dinë për politikën.

Por, në pikën ku ka arritur gjendja në shkencë dhe arsim, unë e mbështes plotësisht deklarimin e bërë dje në Elbasan nga lideri i opozitës, z. Lulzim Basha, se nëse i krijohen mundësitë dhe kushtet, opozita e ardhur në pushtet nuk do të njohi asnjë akt të këtij Kuvendi për Akademinë e Shkencave, nuk do ta pranojë atë si kamzhik të diktaturës kundër lirive universitare, shkencës, dhe se ata që shkelin ligjet dhe Kushtetutën, në përgjithësi dhe në këtë rast, cilëtdo qofshin, do të përgjigjen përpara ligjit dhe do të vihen prapa hekurave!

Sikurse mbështes deklarimin e tij zyrtar se nëse vjen në pushtet, do të shfuqizojë që ditën e parë ligjin e poshtër dhe të mbrapshtë, kriminal, të arsimit të lartë!

A kam besim unë se këto premtime do të mbahen?

Nuk ka rëndësi se çfarë mendoj unë personalisht! Do ta them kur të vijë koha!

Pyetje e kotë!

Llogaria sot është fare e thjeshtë, teknike, e ftohtë, filozofike po të doni:

Nuk fitojmë asgjë po të mos besojmë sepse gjendja ka vajtur në atë pikë saqë cdo sekondë që kalon aq më poshtë bie kultura dhe dija në Shqipëri, aq më shumë poshtërohemi ne si intelektualë, pedagogë, kërkues shkencorë dhe studentë!

Kemi prekur fundin !

Ne këtu jemi për të qenë vigjilentë që politika të mos e tradhëtojë intelektualin, universitarin, studentin, punonjësin shkencor sikurse bën tani !

Tags: artan fugafundinKemi prekurLulzim BashënMbështes

TË LIDHURA

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat
Aktualitet

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend
Aktualitet

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi
Aktualitet

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Next Post
Ndryshime në Kodin Penal/ Gabimi mjekësor nuk do të jetë më vepër penale

Ndryshime në Kodin Penal/ Gabimi mjekësor nuk do të jetë më vepër penale

Hahn rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë në KE

Hahn rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë në KE

Kukan thirrje partive politike: Në 30 qershor ka zgjedhje, shkoni përtej interesave

Kukan thirrje partive politike: Në 30 qershor ka zgjedhje, shkoni përtej interesave

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

by mirseda
23:03 | 12/06/2025
0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

22:17 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com