Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Arsyet pse Rama nuk po dorëzohet para studentëve

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Arsyet pse Rama nuk po dorëzohet para studentëve

Shumë vetë që kanë ndjekur prej ditësh protestat studentore kanë ngritur të gjithë një pyetje racionale. Pse kur thotë se të 8 kërkesat e studentëve janë të realizueshme. Edi Rama nuk i dorëzon ato pa bërë më parë dialog me studentët? Ç’kuptim ka që një gjë që e quan edhe vetë të drejtë të mos e japësh vetëm për kapriço? Një burim i mirinformuar brenda majës së kupolës së Rilindjes, ka treguar në konfidencialitet për Lapsi.al, se Edi Rama ka thirrur fundjavën e shkuar një mbledhje me ministrat më të besuar, për të debatuar këtë situatë.

“U hodhën dy opsione. Njëri që kërkesat duhen plotësuar sa më shpejt, që kësaj situate vluese t’i vihet kapak. Ministrat që kanë në dorë paratë dhe që janë përfshirë në tenderime të mëdha, e kanë mbrojtur me forcë këtë version. Madje njëri prej tyre i ka thënë shefit, se edhe fëmijët tanë në shtëpi na thonë se s’mund t’i lëmë kështu studentët” tha burimi për Lapsi.al.

Por ka qenë një grup tjetër që ka këmbëngulur se kryeministri nuk mund të dalë i humbur sikur i ka bërë lëshimet nën presion.

“Pas lëshimeve për kuksianët, në Rrugën e Kombit, do të krijohej përshtypja se Ramës mund t’i merret gjithçka vetëm me presion. Dhe kjo do të shtojë mundësinë e protestave në të ardhmen”, ka qenë versioni i dytë.

Me sa duket, ky i fundit ka fituar dhe “vetëm pastaj është përpunuar teza se 8 pikat do të lëshohen si rezultat i bashkëpunimit të Ramës me studentët, dhe jo si rezultat i dorëzimit të tij përballë forcës së protestës. Nga kjo lindi edhe ideja e një emisioni farsë me studentë freshistë, emision i cili fillimisht iu propozua Blendi Fevziut, që nuk e pranoji, dhe më pas u zhvendos në Top Channel” thotë burimi i Lapsi.al.

Ndërkohë i njëjti person që do të mbetet anonim, thotë se “strategjia e mosdorëzimit” vjen edhe si rezultat i një kalkulimi politik. Sipas tij Rama është mësuar me faktin se ajo që ndodhi dhe po mundohet edhe për ta manipuluar atë në mënyrë që protesta të mbulojë zhurmën e tenderit të falsifikuar 40 milionësh tek unaza e re.

“Janë disa pjesëtarë të stafit që e kanë dëgjuar të thotë: “Ky qe muti më i madh që na ka rënë në fytyrë këto 5 vite”. Të tjerë e kanë parë që në mes të një bisede tjetër, çështje ai të vërë duart në kokë dhe të shprehet me sytë ngritur në tavan: “Po këto dokumenta falto nga na dolën?”- tregon burimi i Lapsi.al. Sipas tij, Rama më mirë pranon të bëhen lajm i parë në media studentët që anatemojnë të gjitha partitë, sesa kjo aferë që e ka ngjyer me të zezë imazhin e qeverisë.

Një version i tretë është ai i bastit që Rama ka vënë, se mund ta kthejë mendimi e studentëve. Në afatgjatë ai shpreson se i humburi i gjithë kësaj gjullurdie nuk do të jetë vetëm ai. Ai shpreson që goditje do të hanë edhe rivalët e vet politikë, Luli Dhe Monika, që studentët gjithashtu nuk i duan (përveç grupeve të kontrolluar prej tyre).

“Rama shpreson se mënyra e tij e të folurit, herë batuta dhe herë sjellja prej rrugaçi, janë më pranë mentalitetit të studentëve sesa imazhi flokëllustruar i Bashës dhe fjalori me 70 fjalë i Kryemadhit. Ai ka vënë bastin se koha punon për të dhe se mund të rikuperojë” thotë zyrtari i lartë i Rilindjes.

Ndonëse në rastin më të mirë Rama nuhat se për festat e fundvitit gjithçka mund të fashitet ai mund të presë edhe pak. Por kjo strategji ka një risk, sa më shumë studentët qëndrojnë në rrugë, sa më shumë ata heroizohen, por dhe krijojnë konflikte me pedagogët, aq më vështirë ata mund binden që të kthehen në auditorë. Në këtë rast dialogimi me ta do të qe i pamundur./Lapsi.al/

Tags: arsyetdorëzohetpararamastudenteve

TË LIDHURA

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’
Politikë

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet
Aktualitet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua
Aktualitet

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Next Post
Gazetari sulmon qeverinë Rama: Nga Taçi tek Ulaj, amerikanët falsë po zhvatin Shqipërinë

Gazetari sulmon qeverinë Rama: Nga Taçi tek Ulaj, amerikanët falsë po zhvatin Shqipërinë

Rama në studion e “Opinionit”, ka një mesazh të fortë për studentët

Rama në studion e “Opinionit”, ka një mesazh të fortë për studentët

Studimi/ Amerikanët befasohen nga agjërimi: Ja të mirat që i sjell trupit

Studimi/ Amerikanët befasohen nga agjërimi: Ja të mirat që i sjell trupit







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com