Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Becin. Ndaj këtij të fundit janë zbuluar probleme me pasurinë. Beci kishte aplikuar për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Po ashtu në komisionin e Vettingut ka “ngecur” edhe gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri. Në vitin 2014-të, gjyqtarit Hasneziri iu refuzua viza nga ambasada amerikane në Tiranë. Pikërisht kjo, por edhe problemet me pasurinë dhe pastërtinë e figurës sipas relatimit të KPK, kanë bërë që Komisioni i Vettingut të vendosë për shkarkimin e gjyqtarit Hasneziri, i cili ishte kandidat për Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë, ka arritur të kalojë me sukses Vettingun gjyqtarja e Tiranës, Regleta Panajoti. Ajo është kandidate për Gjykatën Kushtetuese.