Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Arsyeja e dështimit të protestave popullore

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Arsyeja e dështimit të protestave popullore

Nga James Dorsey “Lobelog”

Nëse ekziston një çështje, përtej korrupsionit dhe një morie ankesash ekonomike dhe sociale; që kanë nxitur protesta – të mëdha dhe të vogla. Lokale, sektoriale dhe kombëtare – në mbarë botën, ky është apeli për dinjitet. Kjo reflekton një rënie globale të besimit tek sistemet dhe udhëheqja politike.

Ndërsa bashkë me drejtësinë sociale, ai bën bashkë protestat në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut. Si Libani, Iraku, Jordani, Egjipti, Algjeria dhe Sudani, me demonstratat në kontinente të shumta. Duke nisur nga Kili, Bolivia, Ekuadori, Venezuela dhe Haiti deri në Francë, Zimbabve, Indonezi, Pakistan dhe Hong Kong.

Protestat globale, po shënojnë fazën e fundit të një epoke të kundërshtimit, që shpërtheu në vitin 2011. Dhe që u shpalos në një mënyrë më dramatike në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Ato sollën rrëzimin e udhëheqësve autokratë të Tunizisë, Egjiptit, Libisë dhe Jemenit.

Nga 4 vendet arabe, vetëm Tunizia ka pasur një tranzicion relativisht të suksesshëm. Nga autokracia në një formë qeverisjeje më demokratike. Forcat kundërrevolucionare rajonale dhe ato vendase, organizuan një grusht shteti ushtarak në Egjipt në vitin 2013. Për të rrëzuar presidentin e parë dhe të vetëm të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ato instaluan një nga regjimet më brutale dhe shtypëse në historinë e vendit që pas pavarësisë.

Libia dhe Jemeni janë përfshirë nga luftërat civile, të nxitura nga ndërhyrjet e huaja. Siria është rrënuar nga një luftë civile gati 9-vjeçare, midis milicive të mbështetura nga jashtë. Të cilët janë të vendosura me çfarëdolloj kostoje, të diktojnë fatin e revoltës popullore që shpërtheu në vend.

Si kudo tjetër në rajon, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i përdori protestat e vitit 2013 në Parkut Gezi dhe grushtin e shtetit; të dështuar në vitin 2016. Për të sprapsur hapat e turqve drejt demokracisë dhe një politikë realisht pluraliste.

Zhytja më autokraci e vendeve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, por edhe Rusisë, Kinës, Hong Kongut dhe Kazakistanit; ka bërë që analistët të pyesin veten nëse protestat e mëdha, mbeten ende një mënyrë efektive për imponimin e ndryshimeve politike.

“Vetëm 20 vjet më parë, 70% e protestave që kërkonin ndryshimin e sistemit politik e arritën atë. Kjo shifër, ishte rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga vitet 1950. Por në mesin e viteve 2000, kjo prirje befas u përmbys. Në mbarë botën, niveli i suksesit të protestuesve ka rënë në vetëm 30%”- shprehen në një artikull studimor gazetarët e “The New York Times”, Maks Fisher dhe Amanda Taub.

Ata e mbështesin përfundimin e tyre, në një studim të politologes Erika Shenauet. Që sugjeron se autokratët janë bërë më të aftë në sabotimin e protestave. Përmes përdorimit të asaj që ajo e quan “represion inteligjent”. Dhe ky lloj represioni, garantohet nga besnikëria e elitave; brutaliteti i forcave të sigurisë; censura e shtuar, dhe kriminalizimi i disidencës.

Por edhe nga përshkrimi i revoltave, si komplote të frymëzuara nga jashtë. Është e vështirë të përshkruhet atë që është e zgjuar ose e sofistikuar, në represionin që shoqëroi grushtin ushtarak të shtetit në Egjipt. Në atë kohë, u vranë më shumë se 1.000 njerëz; u arrestuan arbitrarisht biznesmenë të njohur, figura fetare dhe aktivistë të njohur.

Po kështu nuk mund të konsiderohet një “represion inteligjent”, arrestimi masiv i 1 milionë myslimanëve turq. Në kampet e riedukimit në provincën kineze Xinjiang. Dhe as arrestimet e dhjetëra mijëra njerëzve në Turqi dhe Egjipt. Efektiviteti i zvogëluar i protestave, mund të shihet tek fakti që për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, numri i vendeve që po shkojnë drejt autoritarizmit, e tejkalon numrin e atyre që shkon drejt demokracisë.

Për këtë arsye, politologët Ana Luehrman dhe Stafan Lindberg, po flasin për “një valë të tretë të autokratizimit”. Në zemër të kësaj vale, është ngjitja në pushtet e një mase kritike liderësh botërorë, që besojnë tek parimet joliberale, autoritare dhe autokratike të qeverisjes. Ata nuk pranojnë të respektojnë të drejtat e njeriut dhe pakicave, pasi favorizojnë një qasje supremaciste të drejtave vetëm të një grupi etnik ose fetar.

Rritja e këtyre liderëve, është në shumë aspekte ana e errët e protestave. Ata janë shpesh politikanë jo profesionistë, apo jo pjesë e elitës si Donald Trump në SHBA, Viktor Orban në Hungari, Narendra Modi në Indi, Zhair Bolsonaro në Brazil, dhe Rodrigo Duterte në Filipine.

Aspekte të nacionalizmit të tyre reaksionar, mbështeten në shkallë të ndryshme nga forcat politike shpesh kundërshtare. Këtu përfshihen grupime etnike dhe fetare ekstremiste, të djathtët, ata që janë kundër emigrantëve, dhe supremacistët.

Por nuk mungojnë as të majtë, përfshirë disa nga kandidatët presidencialë të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara. Rezultati është një rreth i mundshëm vicioz, ku margjinalizohen grupe gjithnjë e më të mëdha shoqërore, përfshirë segmente të rëndësishme të shtresës së mesme apo edhe pakicat si në Hong Kong, Irak, Sudan etj.

Nëse protesta është alternativa e vetme paqësore e njerëzve, në kundërpërgjigje të qeverive autokratike, minimi i efektivitetit të saj, e ngushton gamën e zgjedhjeve, për të sjellë një ndryshim. Nga ky këndvështrim, studiuesit mund të bëjnë një përshtatje bashkëkohore të pohimit të shkrimtarit britanik Xhorxh Oruell në vitin 1944:”Të gjitha revolucionet janë dështime, por ato nuk janë i njëjti dështim”./ TIRANA TODAY

Tags: Arsyejadështimitkorrupsionitpopulloreprotestave

TË LIDHURA

Trump: Shkatërruam urën kryesore, Irani të bëjë marrëveshje para se të jetë vonë
Bota

Trump: Shkatërruam urën kryesore, Irani të bëjë marrëveshje para se të jetë vonë

18:55 | 02/04/2026
Britania e Madhe: Irani ka marrë peng Hormuzin
Bota

Britania e Madhe: Irani ka marrë peng Hormuzin

18:47 | 02/04/2026
Macron kritikon Trumpin për luftën në Iran: Bëhu serioz, mos flit çdo ditë
Bota

Macron kritikon Trumpin për luftën në Iran: Bëhu serioz, mos flit çdo ditë

18:23 | 02/04/2026
Next Post
Rekord historik në Indi/ 600.000 qirinj me vaj ndriçojnë brigjet e lumit

Rekord historik në Indi/ 600.000 qirinj me vaj ndriçojnë brigjet e lumit

Përgjohen qeveritë e 20 vendeve, nga zyrtarët e lartë te gazetarët

Përgjohen qeveritë e 20 vendeve, nga zyrtarët e lartë te gazetarët

ISIS del me një paralajmërim të frikshëm pas eliminimit të liderit

ISIS del me një paralajmërim të frikshëm pas eliminimit të liderit







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

Trump: Shkatërruam urën kryesore, Irani të bëjë marrëveshje para se të jetë vonë
Bota

Trump: Shkatërruam urën kryesore, Irani të bëjë marrëveshje para se të jetë vonë

by mirseda
18:55 | 02/04/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në llogarinë e tij në “Truth Social” se ka ardhur koha...

Britania e Madhe: Irani ka marrë peng Hormuzin

Britania e Madhe: Irani ka marrë peng Hormuzin

18:47 | 02/04/2026
“Do ju vras”/ 35-vjeçari merr peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

“Do ju vras”/ 35-vjeçari merr peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

18:37 | 02/04/2026
“Dua të të kërkoj ndjesë për situatën e mbrëmshme”/ Miri i kërkon falje Selin

“Dua të të kërkoj ndjesë për situatën e mbrëmshme”/ Miri i kërkon falje Selin

18:34 | 02/04/2026
Parandalohet tragjedia në Himarë: 35-vjeçari kërcënon prindërit me thikë

Parandalohet tragjedia në Himarë: 35-vjeçari kërcënon prindërit me thikë

18:28 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com