Blutë e Shkodrës kanë prangosur mbrëmjen e djeshme biznesmenin Isuf Isufi. Ai është arrestuar gjatë një kontrolli të befasishëm, ku gjatë kontrollit i kanë gjetur një pistoletë pa leje. Isufi është shoqëruar në Policinë e Shkodrës.
Isuf Isufi njihet si biznesmen në Shkodër, ndërkohë që disa vite më parë ishte edhe zv/president i Vllaznisë.
Ai është vëllai i Hasan Isufit, i cili në muajin prill të vitit 2020, plagosi një tjetër person.