Policia ka vënë në pranga 6 persona në Dibër, të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në këtë qytet dhe në zonat përreth.
Bëhet e ditur se në pranga janë vënë shtetasit: R. A., 20 vjeç, D. P, 22 vjeç, R. P., 24 vjeç, F. M., 32 vjeç, A. D., 25 vjeç, dhe E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri – tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve narkotike në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth saj si dhe kanë tendencë kriminale për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia u janë gjetur doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.