Kina dhe SHBA janë ende në një ‘luftë’ të ashpër me njëra-tjetën, lidhur me marrjen e përgjegjësisë për koronavirusin. Në këtë përballje të ashpër e cila ende nuk ka gjetur zgjidhje, tashmë dalin disa dokumente tronditëse, të cilat kur janë publikuar, askush nuk i ka dhënë rëndësinë e duhur. Nga njëra anë është Ministria e Jashtme kineze, e cila i mëshon fort faktit se virusi mund ta ketë origjinën nga SHBA. Nga ana tjetër e medaljes është presidenti Trump, i cili e ka cilësuar virusin “kinez”. Kjo është në vazhdën e akuzave të ndërsjellta politike.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës, akuzoi ushtrinë amerikane duke thënë se ajo mund të jetë përgjegjëse për shpërthimin e koronavirusit në Wuhan. Kina iu përgjigj komenteve të bëra nga zyrtarë amerikanë që e akuzuan këtë vend, për përgjigje të ngadaltë ndaj virusit dhe se nuk kanë qenë transparentë. Më herët, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, tha se mosreagimi i shpejtë i Kinës i ka kushtuar botës ndoshta dy muaj kohë. Përgjigjja e Ministrisë së Jashtme të Kinës erdhi përmes zëdhënësit Zhao Lijan: “Kur u zbulua pacienti 0 në SHBA? Sa njerëz janë infektuar? Kush janë emrat e spitaleve? Mund të ketë qenë ushtria amerikane ajo që e solli epideminë në Wuhan. Jini transparentë! Bëjini publike të dhënat! SHBA duhet të na japë disa shpjegime”.
Po si qëndron e vërteta?
Më 28 janar, pas arrestimit të njërit prej profesorëve më të shquar në botë në fushën e biologjisë dhe të kimisë, dhe të një shtetasi kinez, si edhe shpalljen në kërkim të një tjetër shtetaseje kineze, Universiteti i Harvardit ka njoftuar detajet.
E gjithë vemendja është tek Charles Lieber, 60 vjeç, shef i Departamentit të Kimisë dhe Biologjisë Kimike në Universitetin e Harvardit. Lidhja tij me një nga Universitetet dhe laboratorët më të specializuar në Wuhan, pikërisht aty ku shpërtheu pandemia, krijon mjaft dyshime. Këto dyshime shtohen kur së bashku me të janë lëshuar urdhër arreste edhe për dy qytetarë kinezë.
Ja se çfarë thuhej në një fragmet të njoftimit për shtyp të Universitetit të Harvardit, të 28 janarit 2020, mbi të cilin shënohet “Për shpërndarje të menjëhershme”.
“Departamenti i Drejtësisë njoftoi sot se Shefi i Departamentit të Kimisë dhe Biologjisë Kimike të Universitetit të Harvardit dhe dy shtetas kinezë, akuzohen për lidhje me Republikën Popullore të Kinës.
Dr Charles Lieber, 60 vjeç, shef i Departamentit të Kimisë dhe Biologjisë Kimike në Universitetin e Harvardit, u arrestua këtë mëngjes, dhe u akuzua për deklarim të rremë, fiktiv dhe mashtrues.
Yanqing Ye, 29 vjeç, një shtetase kineze, u akuzua për mashtrim të seksionit të vizave, duke bërë deklarime të rreme, duke vepruar si agjente e një qeverie të huaj dhe konspiracion.
Zaosong Zheng, 30 vjeç, një shtetas kinez, u arrestua në 10 dhjetor 2019, në Aeroportin Ndërkombëtar të Boston Logan dhe u akuzua për përpjekje për të kontrabanduar në Kinë 21 shishe të kërkimeve biologjike”.
Faktet
Sipas dokumenteve gjyqësore, që nga viti 2008, Dr. Lieber ka shërbyer si kërkuesi kryesor i Grupit Kërkimor Lieber në Universitetin e Harvardit, i cili u specializua në fushën e nanoshkencës. Për këtë ka marrë më shumë se 15 milion dollarë fonde nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ( NIH) dhe Departamenti i Mbrojtjes (DOD).
Këto grante kërkojnë zbulimin e konfliktit të interesit me financime të huaja, përfshirë mbështetjen financiare nga qeveritë e huaja ose entitetet e huaja. Pavarësisht nga puna në Universitetin e Harvardit që në vitin 2011, Lieber është bërë një “Shkencëtar Strategjik” në Universitetin e Teknologjisë Wuhan (WUT) në Kinë dhe ishte pjesë e “Planit të Mijëra Talenteve” të Kinës nga 2012 deri në 2017. “Plani i Mijëra Talenteve” është një nga planet më të shquara të rekrutimit të talenteve kineze dhe është dizajnuar për të tërhequr, rekrutuar dhe talente shkencor të nivelit të lartë për përparimin e zhvillimin shkencor të Kinës. Sipas kontratës tre vjeçare me “Planin e Mijëra Talenteve”, Universiteti Teknologjik i Wuhanit WUT i paguante Lieber 50,000 dollarë në muaj, plus 1.000.000 juanë kinezë shpenzime jetese (afërsisht 158,000 USD në atë kohë) si dhe i dha atij mbi 1.5 milion dollarë për të krijuar një laborator kërkimor në WUT.
Akuza pretendon se në 2018 dhe 2019, Lieber gënjeu për përfshirjen e tij në Planin e Mijëra Talentëve dhe lidhjen e tij me Universitetin Teknologjik të Wuhanit, WUT. Më 24 Prill 2018, gjatë një interviste me hetuesit, Lieber deklaroi se atij kurrë nuk iu kërkua të merrte pjesë në Programin Mijëra Talentë. Lieber u tha hetuesve se “nuk kishte asnjë lidhje zyrtare me Universitetin Teknologjik të Wuhanit, WUT” pas vitit 2012.