Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit të gjykatës, e cila dënoi me burg 3 protestuesit që u arrestuan pasi bllokuan rrugën tek ‘Astiri’.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Basha akuzoi Ramën se mban në burg 3 baballarë vetëm se duan të mbrojnë shtëpitë e fëmijëve të tyre. Gjithashtu kryeopozitari njoftoi se sot në orën 18:00 do t’i bashkohet protestës në krah të banorëve te Unaza e Re.
Postimi i plotë:
Me urdhër të Edi Ramës, gjyqtari Arben Micko dhe prokurori Bledar Maksuti mbajtën sot në arrest Skender Dodën, Gramoz Shehun dhe Ilias Katiraj. Tre baballarë mbahen në burg sepse mbrojnë shtëpitë e fëmijëve nga Hajduti Psiqik, Damian Lala dhe Taulant Yaris Bego që duan të vjedhin 40 milionë euro te Unaza e Re.
Sot Edi Rama duhej të ishte në burg për veprën kriminale të pastrimit të parave dhe ndërhyrjes me para të pista në fushatën e Presidentit Obama. Damian Lala dhe Taulant Yaris Bega duhet të ishin në qeli, bashkë me Sajmir Tahirin për aferat e tyre hajdutërore dhe bashkëpunim me narkotrafikantët.
Me hajdutë në qeveri dhe njerëz të pafajshëm në burg, nuk ka Europë, as zhvillim, as drejtësi. Vetëm largimi i kësaj bande hap rrugën drejt normalitetit dhe mirëqenies.
Sot në ora 18:00 të bashkohemi në protestë në krah të banorëve të dhunuar te Unaza e Re, kundër hajdutërisë dhe padrejtësisë. #ShqipëriaSiEuropa #RamaIk #HajdutiPsiqik